• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KURTI NIS TË KËRKOJË ALEATË PËR FORMIMIN E QEVERISË/ LDK refuzon ftesën: S’mund të anashkalojmë sharjet që na janë thënë në fushatë
Home
Rajon

KURTI NIS TË KËRKOJË ALEATË PËR FORMIMIN E QEVERISË/ LDK refuzon ftesën: S’mund të anashkalojmë sharjet që na janë thënë në fushatë

8 April, 2025 s.autor Rajon

Lëvizja Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve të nëntë shkurtit është kthyer drejt partive shqiptare në kërkim të një koalicioni për formimin e institucioneve, pasi nuk ka numrat e mjaftueshëm.

Të hënën, kreu i kësaj partie, Albin Kurti i ka dërguar ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për një takim “konsultativ” para seancës konstituive të Kuvendit dhe procesit të formimit të Qeverisë së re.

Kurti e ka ftuar për takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00.

Në një postim në rrjete sociale, kreu i LDK, Lumir Abdixhiku ka refuzuar ftesën e Kurtit për një takim konsultativ.

“Të dashur qytetarë të Republikës, Në politikë, si në jetë, fjalët kanë peshë. Ato janë pasqyrë e karakterit, e vlerave dhe e qëllimeve. Janë reflektim i momenteve që, kur përsëriten, bëhen bindje – shpesh edhe të pakapërcyeshme. Për ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fjala është përgjegjësi. Është zotim. Është besë. Prandaj, secili – veçanërisht ata me pushtet – duhet të jenë të përgjegjshëm për fjalët që thonë dhe për bindjet që mbjellin.

Për muaj, e në të vërtetë për vite të tëra – para, gjatë dhe pas fushatës – LDK, anëtarët tanë dhe votuesit tanë, kanë qenë subjekt i një gjuhe dhe mendësie që ofendon, përçan, etiketon dhe sulmon. Një mendësi që ka goditur thelbin njerëzor të politikës – respektin dhe dinjitetin. Dhe ka cenuar parimet themelore mbi të cilat ne kemi zgjedhur të bëjmë politikë.

Duket se fjalët e thëna e bindjet e ushqyera në vijimësi, nuk kanë peshë njëjtë për të gjithë. Sepse, pavarësisht të gjithë gjërave të thëna, të bëra e stërbëra, dje kam pranuar një letër nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, për takim konsultativ mes nesh.

Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.

Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim. Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë. Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës. Besë do të ketë! Le të jetë kjo përgjigje e qartë edhe për të tjerët që së fundi, duke marrë peshën që nuk u takon, kanë tentuar t’i tregojnë LDK-së se çfarë duhet të bëjë.

LDK – për ta kuptuar mirë – u qëndron besnike vendimeve, bindjeve dhe fjalëve të thëna para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Ndaj të gjithëve – njësoj. Sepse fjalët kanë peshë! LDK e pret dhe e mbështë konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës. LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta.I juaji, Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Abdixhiku.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se deri më tani, ftesa ka shkuar vetëm në drejtim të partisë së tretë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo ftesë ndaj LDK-së, sipas Konjufcës ka ardhur pasi nuk e kanë arritur qëllimin e tyre për formimin e qeverisë pa ndihmën e partive opozitare.

Javën e kaluar, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar përfaqësues të komuniteteve joshumicë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me përjashtim të Listës Serbe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME ITALINË PËR PRODHIMIN E ARMËVE/ Rama: Të thellojmë marrëdhënien mes dy shteteve
Previous article "U SHKEL KODI ZGJEDHOR"/ KQZ u jep 72 orë në dispozicion partive: Hiqni materialet e palejuara propagandistike

s.autor

Postime të ngjashme

HAGA E SHPALL FAJTOR PËR KRIME LUFTE JAKUP KRASNIQIN/ Dënohet me 25 vjet burgim! Shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit Breaking News

HAGA E SHPALL FAJTOR PËR KRIME LUFTE JAKUP KRASNIQIN/ Dënohet me 25 vjet burgim! Shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Haga dënon Rexhep Selimin me 13 vjet burg Rajon

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Haga dënon Rexhep Selimin me 13 vjet burg

GJYQI NË HAGË/ Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg Breaking News

GJYQI NË HAGË/ Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT