• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KURTI KËRKON BASHKËPUNIM PËR PRESIDENTIN/ AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin
Home
Rajon

KURTI KËRKON BASHKËPUNIM PËR PRESIDENTIN/ AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

2 April, 2026 s.autor Rajon

“Vullneti i popullit nuk zhbëhet me dekrete.” Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke folur për rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

“Shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar dhe dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese se presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as në presion të afateve dhe paqartësive kushtetuese.”, u shpreh Kurti.

Lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, nga foltorja e Kuvendit, ai u bëri thirrje partive opozitare për bashkëpunim.
“Ka pasur mjaftueshëm zgjedhje dhe rizgjedhje, tani na duhet të punojmë sa më shumë që të mundemi bashkë dhe jo të kemi bllokada të reja që nuk e lënë vitin e vjetër të jetë në të kaluarën. Bllokadat, grackat, kleçkat nuk janë mendësi e zhvillimit, por ngecjes. Është koha të ecim përpara dhe të jemi në krye të detyrës.”, tha ai

Para seancës kreu i AAK-së Ramush Haradinaj akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po pret që kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu të bëhet ushtruese e detyrës së presidentes, e më pas ë zbulojë planet për çështjen e kreut të ri të shtetit.

“Duke që në VV e kanë një plan në kohë, fillimisht për ta është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të jetë edhe ushtruese e detyrës së presidentit, pra nuk po nguten para datës 5 pastaj do ta shohim se si do ta menaxhojnë”, tha Haradinaj.

Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati më 4 prill dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti i ri, i takon krye parlamentares Haxhiu të ushtrojë detyrën e saj. Partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi procesin, për të cilin kanë afat deri më 28 prill. Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para dhe me 61 vota në raundin e tretë, por që seanca të mbahet në sallë nevojiten të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHOJNË DËSHMITË PËR RASTIN E KRYEBASHIAKUT SHKRELO/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota
Previous article SIGURIA USHQIMORE/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT