• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KURTHI QË I MORI JETËN RAMAZAN MATAJT/ Autori u hoq si femër, krijoi profil fals në Instagram për të ‘joshur’ viktimën
Home
Breaking News

KURTHI QË I MORI JETËN RAMAZAN MATAJT/ Autori u hoq si femër, krijoi profil fals në Instagram për të ‘joshur’ viktimën

18 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit Ramazan Mataj, ndodhur më 5 janar 2025 në Postribë të Shkodrës, për të cilën janë arrestuar dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasa. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, Arjon Hasajka pranuar autorësinë e krimit, duke rrëfyer mënyrën se si e kishte organizuar ngjarjen.

Hetimet zbuluan se viktima ishte kontaktuar përmes një adrese fallco në Instagram, e krijuar nga vetë Arjon Hasaj, i cili ishte shtirur si femër për ta joshur Matajn në një takim. Ai kishte paguar një vajzë rome që t’i dërgonte mesazhe zanore, në mënyrë që komunikimi të dukej i besueshëm.

Në dëshminë e tij, Hasaj deklaron se motivi i vrasjes ishin tensionet familjare. Viktima akuzohej për marrëdhënie intime me motrën e autorit dhe për shpërndarje të fotove e videove personale të saj, çka kishte shkaktuar prishjen e martesave të saj. Arjon Hasaj ka treguar se disa ditë para krimit kishte parë në Instagramin e motrës një video ku ajo ndodhej në makinën e Matajt, gjë që e kishte tronditur rëndë psikologjikisht.

Në natën e ngjarjes, sipas rrëfimit të tij, ai kishte dalë në vendin e caktuar dhe, sapo viktima u afrua me makinë, e qëlloi 18-19 herë me një pushkë 20-she, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, u largua me biçikletë dhe fshehu armën në oborrin e shtëpisë.

Pasi u kap në pikën kufitare të Muriqanit duke tentuar të largohej drejt Malit të Zi, Arjon Hasaj pranoi krimin, ndërsa gjatë hetimeve u sekuestruan arma e përdorur, 16 gëzhoja dhe municion luftarak.

Në dosje përfshihet edhe dëshmia e motrës së autorëve, e cila pranoi se kishte pasur një lidhje me viktimën që nga viti 2018 dhe e kishte denoncuar disa herë për kanosje dhe përndjekje, duke marrë edhe urdhra mbrojtjeje nga gjykata.

Ndërkohë, babai i viktimës, Fatmir Mataj, ka deklaruar se djali i tij i kishte thënë se do të takohej me një vajzë nga fshati Drisht, por nuk u kthye më. Ai mësoi për vrasjen nga mediat.

Prokuroria e Shkodrës thekson se dosja përmban prova materiale dhe dëshmi të shumta që e lidhin drejtpërdrejt Arjon Hasajn me ekzekutimin, ndërsa dy ditë më parë Prokuroria e Shkodrës dërgoi për gjykim dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHKODËR/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 26-vjeçare, nis hetimi për izraelitin
Previous article GJYKATA PEZULLON "VLORA AIRPORT"/ Pacolli në hetim për mashtrim, falsifikim dhe rrezik për sigurinë kombëtare

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT