• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KURSI I KËMBIMIT/ Euro arrin minimumin e ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008
Home
Ekonomi

KURSI I KËMBIMIT/ Euro arrin minimumin e ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008

20 August, 2024 s.autor Ekonomi

Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, duke vendosur rekorde të reja historike.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 99.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia vjetore e kursit të këmbimit euro-lek tashmë po thellohet përsëri dhe ka arritur tashmë në afërsisht 6%.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, arsyeja kryesore e rënies së euros në javët e fundit është tërheqja e Bankës së Shqipërisë nga kontrolli mbi kursin e këmbimit të lekut me monedhën europiane. Qysh prej muajit maj, Banka e Shqipërisë kishte nisur ndërhyrjen në tregun valutor, për të mos lejuar rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve.
Banka e Shqipërisë nuk ka komunikuar arsye për këtë ndryshim disi të papritur të qasjes së saj ndaj kursit të këmbimit. Madje, Guvernatori Gent Sejko, refuzoi të bënte publike shifra edhe në raportimin e tij para Kuvendit, duke shpjeguar se ky informacion do të jepet sipas afateve të përcaktuara nga banka qendrore për ndërhyrjet në tregun e parasë, me një kohë vonesë prej rreth tre muajsh.

Zyrtarisht, Banka e Shqipërisë e ka argumentuar ndërhyrjen në kursin e këmbimit me objektivin e saj kryesor ligjor, atë të shënjestrimit të inflacionit. Këtë vit inflacioni ka zbritur poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe në korrik shënoi nivelin 2.1%, në nivelet më të ulëta në afërsisht tre vitet e fundit. Moslejimi i një forcimi të mëtejshëm të lekut kishte synim të frenonte rënien e mëtejshme të inflacionit.

Ndërkohë, leku po vazhdon të forcohet edhe në kursin e këmbimit me monedhat e tjera kryesore. Pjesërisht, kjo i detyrohet forcimit ndaj euros, që ngelet valuta referuese edhe në përcaktimin e kursit të lekut me valutat e tjera. Gjithashtu, zhvlerësimi i valutave të tjera dhe kryesisht dollarit amerikan në tregjet e huaja po ndikon në rënien e tyre edhe ndaj lekut.

Dollari amerikan u këmbye të martën me 89.93 lekë, duke prekur nivelin më të uëlt që prej fundit të vitit 2008.

Forcimi i lekut ka patur një ndikim të konsiderueshëm në uljen e inflacionit dhe ka favorizuar importuesit e mallrave dhe të shërbimeve nga jashtë. Efekte pozitive nga forcimi i lekut në përgjithësi ka patur edhe qeveria shqiptare, sepse kursi i këmbimit ka qenë faktori me ndikimin kryesor në uljen e borxhit publik në vitet e fundit.

Gjithashtu, huamarrësit në euro me të ardhura në lekë kanë patur përfitime të konsiderueshme në uljen e vlerës së huasë dhe kësteve të saj.

Por, forcimi i lekut ka goditur eksportet shqiptare. Për 7-mujorin, eksportet e mallrave ishin në rënie me 14.5%. Një lek gjithnjë e më i fortë, i ndërthurur me presione të larta nga tregu i punës për rritjen e pagave, po godet edhe sektorin e shërbimeve, duke filluar nga turizmi.

Gjithashtu, forcimi i lekut po ndikon negativisht edhe familjet përfituese të remitancave, duke ulur të ardhurat e tyre të disponueshme në lekë.

Sipas Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANË KTHYER NË TREND/ 7 modelet e këpucëve që të duhen në koleksion
Previous article URA E IBRIT/ BE vijon paralajmërimet: Kosova të dëgjojë aleatët! Shmangni veprimet e njëanshme

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT