• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KURSE FALAS PËR FAMILJET NË NEVOJË/ Ja sesi mund të bëni rregjistrimin
Home
Sociale

KURSE FALAS PËR FAMILJET NË NEVOJË/ Ja sesi mund të bëni rregjistrimin

16 September, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria në partneritet me sektorin privat dhe donatorët do të nisë kurse falas për kualifikimin e të papunëve të regjistruar në zyrat e papunësisë, si dhe të familjeve me ndihmë ekonomike.

Kursi do të ndiqet për një vit dhe do të jetë i detyrueshëm për këto kategori. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje se brenda 1 viti, në kurset profesionale do të kualifikohen 76 mijë të papunë. Ministri Ahmetaj, deklaratën e bëri në aktivitetin për hapjen e aplikimeve për thirrjen e tretë të programit të vetëpunësimit, ku çdo i ri me një ide dhe plan biznesi mund të aplikojë deri në 30 shtator pranë Zyrës së Punësimit Tiranë dhe do të përfitojë financim të biznesit.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shërbimi Kombëtar i Punës, së bashku me donatorët, do të nisë një fushatë jo njëditore, jo njëmujore, jo tremujore, por njëvjeçare të rikualifikimit të të gjithë të papunëve që janë në moshë pune, me detyrim, me pagesë nga buxhetit i shtetit. Pra, rikualifikimi i të gjithë forcës që është e punësueshme, është në moshë pune, pra, brenda të papunëve të regjistruar apo anëtarëve të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, por që janë në forcë pune e në gjendje pune, një rikualifikim i aftësive të tyre teknike brenda një viti. Objektivi ynë, me një instrument administrativ, politik dhe financiar që do të drejtohet nga Shërbimi Kombëtar i Punës, kuptohet në drejtimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, është që në fund të vitit 2019 të dalim dhe të themi: Po, ne kemi rikualifikuar prej vërteti 76 mijë të papunë të regjistruar në 10 apo 12 kurse teknike apo të kombinuara me atë që i referohemi ‘soft skills’, me të drejtë, dhe në fund të kurseve që do të jenë falas dhe të detyrueshme, të gjithë ata të papunë të regjistruar, do të kenë jo thjesht një certifikatë, një letër në dorë, por do të kenë dalë nga ato kurse kualifikimi me aftësi të vërteta teknike e jo vetëm dhe do të jenë shumë herë më të punësueshëm. Kuptohet që këtu, siç e theksova, partnerët tanë do të jenë sektori privat dhe patjetër donatorët”, tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha se papunësia në vend është ulur në 12,4 për qind dhe brenda mandatit të dytë punësia do të shkojë njëshifrore.

“Ju besoj e ndoqët edhe Institutin e Statistikës së fundmi, ku doli me shifrën e papunësisë dhe nga 18.2 % që ka qenë në vitin 2014, ka zbritur në 12.4 %. Prapë e theksoj, nuk e sjell shifrën për t’u krenuar. Nuk ka asgjë për t’u krenuar, ndërkohë që ka akoma edhe 160 a 180 mijë qytetarë shqiptarë për t’ punësuar. Por, trendi është shumë i rëndësishëm, është rënës dhe ne kemi sfidën që në fund të këtij mandati papunësia të shkojë në njëshifrore”, u shpreh ministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZËVËNDËSUESI I SUAREZ/ Kane duket opsioni perfekt për ekipin katalanas
Previous article A MUND TË RRISËSH NJË GJOKS TË VOGËL NATYRALISHT?/ Mitet dhe të vërtetat

k.autor

Postime të ngjashme

ELDI DIZDARI EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë Aktualitet

ELDI DIZDARI EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë

AKSIDENT TRAGJIK NË FUSHË-KRUJË/ Humb jetën 23-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FUSHË-KRUJË/ Humb jetën 23-vjeçari

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT