Kura e supozuar për koronavirusin po del të jetë më problematike se vetë sëmundja.
Sipas një analize të “Daily Mail”, më shumë jetë po shkatërrohen nga përgjigja zyrtare ndaj Covid sesa nga vetë virusi.
Në një paradoks të çuditshëm, përpjekjet e drejtuara keq në mbrojtjen e shëndetit publik po krijojnë një katastrofë të shëndetit publik.
E pavarësisht masave të marra, sërish numri i rasteve të infeksioneve në të gjithë botën vijon të rritet me ritme të frikshme.
Sipas analzisës, vetë ministrat dhe burokratët e shëndetit publik të cilët vazhdimisht pretendonin se po ‘shpëtonin jetë’ kanë vënë në rrezik jetë të shumta me “përparësitë e tyre të shtrembëruara”.
Për shkak të neglizhencës, dëmi i shkaktuar pacientëve me kancer do të ndihet për vitet që vijnë. E njëjta gjë vlen dhe për shumë pacientë që vuanin nga sëmundje të tjera.
“Çdo mjek e di se jeta nuk mund të ketë të bëjë thjesht me shmangien e vdekjes: ka të bëjë edhe me cilësinë e jetës.
Megjithatë, shumë njerëz të moshuar janë detyruar të durojnë një lloj izolimi, duke i mohuar kënaqësitë e zakonshme të tilla si kontakti me miqtë, përqafimet nga nipërit dhe mbesat, ose daljet. Edhe më mizor është rregulli arbitrar që vetëm një i afërm në të njëjtën kohë mund të jetë pranë shtratit të një të dashuri, edhe në momentet e tyre të fundit.
Duke shkatërruar familjet, duke u mohuar atyre rehatinë në fund, autoritarizmi COVID gjeneron antitezën e kujdesit të dhembshur.
E gjithë kjo e bën edhe më zhgënjyese që kjo qasje e pashpirt, joliberale është e ndërtuar mbi baza të tilla të cekëta”, tha mjeku britanik, John Lee.