• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KURBA DHE GRAFIKU…”/ Pipero zbulon se pse disa ditë ka shumë raste
Home
Sociale

“KURBA DHE GRAFIKU…”/ Pipero zbulon se pse disa ditë ka shumë raste

26 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shprehet se piku i koronavirusit në Shqipëri është arritur në fund të marsit dhe në fillim të prillit.

Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, mjeku tha se në gjykimin e tij, kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe sipas tij është nën kontroll.

“Në fazën e parë kishim një paralelizëm midis rasteve të konfirmuara dhe atyre që shtroheshin në spital, në fazën e dytë  këto paralele janë ndarë. Numri i rasteve në spital, vjen duke u ulur, numri i rasteve të shëruar vjen duke u rritur. Testi që përdorim aktualisht, tamponi është test diagnostikues dhe konfirmues. Ka luhatje. Unë kriter, apo indikator i rëndësishëm i ecurisë së epidemisë është numri i rasteve të shtruara në spital, numri është 10 herë më i ulët. Në këtë këndvështrim, unë besoj se kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe totalisht nën kontroll.

Nëse do të pyesim si është kurba dhe grafiku. Grafiku është tjetër gjë dhe kurba tjetër gjë. Në opinionin tim ne e kemi kaluar atë që do e quanim pik. Ne e kemi kaluar atë fazës në fund të marsit dhe në fillim të prillit, ku kishim 13 raste në ditë të shtruar në spital”, u shpreh Pipero.

Mjeku tha më tej se numri i tamponeve është i lartë dhe ata gjurmojnë kontaktet e afërta. Siç thotë ai kjo është edhe arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe disa ditë më pak.

“Numri i tamponëve, që në opinionin tim është i lartë, kjo për arsye se ne gjurmojnë kontakte e afërta. Kjo është arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe më pas nuk kemi. Në këtë aspekt ndodhin këto”, u shpreh Pipero.

Shqipëria ka regjistruar 14 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 726, ndërsa i të vdekurve në 28.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCË/ Numri i viktimave në rënie, 242 të vdekur në 24 orët e fundit
Previous article VËLLAI IU VETËVRA/ Përplasja LIVE, motra-kunatës: Ti ia ke ngrënë shpirtin!

F.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT