“Nuk duhet të pushtoheni nga frika, sepse shndërrohet në pengesë për të bërë përpara. Kush ka frikë, vdes çdo ditë. Kush e vret frikën, vdes vetëm një herë”, thoshte Paolo Borsellino.
Në 19 korrik i vitit 1992, 26 vite më parë në “Via d’Amelia” u nda nga jeta në
mënyrë tragjike Paolo Borsellino, dy muaj pas vrasjes së mikut dhe kolegut të tij, magjistratit Giovanni Falcone. Ai kishte shkuar t’i bënte një vizitë të ëmës e nga ku në pragun e derës e priste një shpërthim, thuajse i zakonshëm në Palermon e lodhur prej vitesh të tëra mes të shtënave dhe të vdekurve.
Paolo Borsellino ishte gjykatësi “politikan”, në kuptimin më të pastër të fjalës. Që i ri ishte aktivist i organizatës sociale italiane “Fuan”, por kjo nuk e pengoi që të ndërtonte një miqësi me “rivalin” Falcone, i cili kishte bindje tërësisht të kundërta nga të tijat. Karriera profesionale e Borsellinos filloi në moshën 23 vjeçare, në vitin 1963, kur ai u bë gjyqtari më i ri në Itali. Deri në vitin 1975 punoi në Mazara del Vallo dhe Monreale, ku lloi të ndiqte çështjet e para të maes italiane së bashku me shen e karabinierëve Emanuele Basile. Duke hetuar për çështjen e maozëve të Altofontes dhe Corso dei Mille, Borsellino ndërtoi një marrëdhënie miqësie me gjyqtarin Rocco Chinnici, i vrarë nga një bombë
përpara shtëpisë së tij. Në vitin 1980 Borsellinos iu vu në dispozicion një eskortë dhe ishte pikërisht ky momenti kur karriera e tij bëri hovin cilësor.
Masakrat e viteve 1992-93 janë histori të kaluara, të sqaruara. Në qoftë se masakrat e vitit 1993 ishin një tentativë nga ana e mafias për të diskutuar me shtetin kushtet e jetesës më pak të ashpra në burgje, efektet e tyre ishin për një kohë të shkurtër.
“Unë gjithmonë kam menduar se atentatet ishin gulçimet e fundit të një bishe që po vdiste, të një bishe që ishte goditur mu në zemër dhe si kurrë më parë s’po ngrihej dot”, thoshte Borsellino. Të një bishe që gjithmonë kishte vepruar pa u shqetësuar.
Në vitin 1978 kishte vdekur Impastato, 1984 Pippo Fava, në 1990 Rosario Livatino, e gjithë shoqëria civile Italiane u ndje e goditur në zemër. Falcone dhe Borsellino kishin përmbushur atë revolucion civil, përkundrazi siç thonin ata “kulturor” që vendi priste fitoren mbi antishtetin, kishin prekur pikat e duhura dhe e kishin bërë në një moment ku njerëzit nga Milano tek Palermo, ishin të gatshëm për ti ndjekur.
AlpeNews.al/