• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KURA NDAJ KORONAVIRUSIT/ OBSH mund të përdorë studimin e kryer për Ebolën si paralele
Home
Sociale

KURA NDAJ KORONAVIRUSIT/ OBSH mund të përdorë studimin e kryer për Ebolën si paralele

20 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të mërkurën, OBSH ka iniciuar një fushatë gjigande studimi në tentativë për t’u përballur me pandeminë e koronavirus.

Studimi, i quajtur ‘Prova SOLIDARITY’, do të testojë efikasitetin e katër ilaçeve: remdesivir, lopinavir, ritonavir dhe chloroquine, tashmë në përdorim për të luftuar lloje të tjera të viruseve. Të paktën 10 vende do të marrin pjesë në studim, megjithëse OBSH ende nuk ka deklaruar se sa pacientë do të regjistrohen, procedurat e studimit dhe as kur mund të fillojë prova.

Nuk është hera e parë që OBSH ka kryer një studim kaq të ndërlikuar në mes të një shpërthimi epidemik. Në nëntor 2018, Organizata Botërore e Shëndetit nisi një studim të katër ilaçeve që mendohej se mund të trajtonin sëmundjen Ebola. Studimi i quajtur PALM, regjistroi 681 pacientë në 10 muaj; dhe në këtë pikë organizatorët e studimit i dhanë fund provave, pasi antitrupat që u studiuan ishin qartë të afta për të zvogëluar numrin e njerëzve që vdisnin nga sëmundja.

“Ai bashkëpunim ishte i paparë dhe ishte arsyeja që ky provim i ilaçeve rezultoi i suksesshëm. U bashkuan grupe të ndryshme njerëzisht, shtetesh dhe aftësisht”, thotë Adam C. Levine, drejtori i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Studime Humanitare në Universitetin Brown.

Por si fillon organizimi i një përpjekje të atillë? Hapi i parë është marrja e marrëveshjeve komplekse ligjore për shkëmbimin e të dhënave për të gjitha organizatat e përfshira, nga kompanitë farmaceutike që furnizojnë trajtimet, deri tek organizatat humanitare dhe ministritë e shëndetësisë që trajtojnë pacientët, deri tek bio-statisticienët që analizojnë të dhënat.

Si hap i dytë është ndërtimi i logjistikës. Kjo kërkon një komitet drejtues të përbërë nga përfaqësues të të gjitha organizatave të përfshira, të cilët vlerësojnë vendime sikurse për shembull se çfarë duhet të thonë për mediat dhe çfarë ndodh kur furnizimet përfundojnë.  Më pas ndërtohet një strukturë e qartë drejtuese, e cila do t’i shërbejë vendimmarrjes ekzekutive.

Një gjë është e sigurt: OBSH do ta ketë më të lehtë kësaj here për të organizuar një entitet të tillë që do t’i shërbejë botës në këtë luftë karshi pandemisë. Eksperienca e fituar në trajtimin e sëmundjes Ebola është e vyer, dhe gabimet që janë bërë në atë kohë nuk mund të përsëriten më. Është e rëndësishme që ilaçet që deri më tani kanë provuar të jenë efektive për COVID-19 të testohen e të njihet qartë dozimi i tyre dhe specifikat e tjera që lidhen me shëndetin e individit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI SHËNON VIKTIMËN E PARË NË SERBI/ Brnabic: Do luftojmë për jetën e çdo personi
Previous article GJENDET NJË I VDEKUR NË KANAL NË LEZHË/ Banorët thërrasin menjëherë policinë: Ja dyshimet e para

F.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT