• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kur Voltana Ademi luan edhe rolin e “shejtan budallait” në Shkodër
Home
Ekskluzive

Kur Voltana Ademi luan edhe rolin e “shejtan budallait” në Shkodër

12 December, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Pas sulmit të dhunshëm mbi selinë e PS në Shkodër, Kryetarja e Bashkisë së qytetit ka bërë një deklaratë, e cila rreket ti tregojë shqiptarëve një version të kundërtën me atë që ata panë. Gjithkush tashmë e di se ajo që ndodhi është vepër e liderëve të opozitës, siç është i tyri çdo gur që është hedhur këto ditë e çdo xham, pronë publike dhe biznes i thyer e i shkatërruar kudo.
Ka shumë argumenta për këtë:
E para, Voltana Ademi dëshmoi për herë të parë me zë dhe figurë, se jo vetëm protestën në Shkodër por në çdo qytet të Shqipërisë e ka organizuar Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Opozita sot i doli për zot në Shkodër, meqenëse në qytetet e tjera, nuk kanë kryetar bashkie.
E dyta, duke pohuar se “ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor”, Kryetarja e Bashkisë doli në rolin e organizatores së tij. E duke qenë qytetarja Nr. 1 e Shkodër dhe organizatorja e marshimit, ajo mban përgjegjësi për gjithçka ndodh, me njerëzit që ajo udhëhoqi në të.
E treta, askush nuk mund të besojë në demokraci, përralla me diversantë të kohës së komunizimit, në versionin e ri të Voltanës. Sipas saj njerëzit që sulmuan selinë e PS, paskan qenë në një marshim me gjithë shkodranët e tjerë, por kryebashkiakja është e vetmja që nuk i paska njohur ato.
E katërta, duke sulmuar të vetmin institucion që nuk ishte nën juridiksionin e Voltana Ademit, ajo thjeshtë sa ka dëshmuar se goditja barbare dhe e paprecedentë në 30 vite pluralizëm ndaj selisë së partisë më të madhe kundërshtare, është thjeshtë një vepër qe ka edhe emër edhe mbiemër.
E fundit, është thjeshtë një provokim prej shejtan budallai, të thuash që një grup doli nga marshimi që ti udhëhiqje e se ti njoftove me vrap policinë, por ajo nuk veproi. Ky është fiks ai skenari për përplasje dhe gjakderdhje të cilin Shkodra e ka vuajtur njëherë në 2 prillin e 1991, e nuk ka për tu përsëritur më kurrë.
Një kryebashkiake mund ti lajë duart publikisht edhe kështu, sepse historia ka njohur shumë e shumë raste të tilla. Sikundër, ajo vetë mund të besojë se të tjerët e kanë besuar, në atë që thotë. Kjo është pjesa e shejtanit në këtë histori. Por budallenj janë të gjithë ata politikanë, që mendojnë se ata që i panë gurëhedhësit dhe fshehësin e vërtetë të asaj dore tinzare, janë budallenj.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Ku je Ilir Meta? Është goditur Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik…
Previous article I JASHTËZAKONSHËM/ Gafë e Dortmund, Wamangituka sulmuesi i momentit në Bundesliga (VIDOE)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT