Pavaësisht të mirave dhe të këqijave që ka kaluar vendi ynë gjatë 2021, një fatkeqësi e madhe kanë qenë edhe aksidentet rrugore.
Në ditën e fundit të këttij viti që po lemë pas një aksident i rëndë në zonën e Pukës, ku 5 alpinistë u rrëzuan në një humnerë teksa ngjiteshin në Malin e Munellës, ku mes tyre ishte dhe gazetari Alfred Lela.
Fatkeqësisht, si pasojë e rënies, alpinisti Ndoc Mula ndërroi jetë, ndërkohë që personat e tjerë janë lënduar. Një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.Gazetari Alfred Lela, bashkë me Ilir Shytin, Ndoc Mulën, Dorian Malajn dhe Gisel Dollanin ishin duke eksploruar në Malin e Munellës në Pukë, kur aksidentalisht si pasojë e motit të keq ata janë rrëzuar në humnerë duke humbur kontaktin me njëri tjetrin. Ndoc Mula u gjet pas më shumë se 10 orësh kërkime, për shkak se terreni dhe moti ishin të pafavorshëm për kërkimet.
Edhe pse ky ishte një aksident i rëndë që na tronditi ditën e fundit të ndërrimit të viteve, gjatë 2021 ka pasur edhe shumë aksidente të tjera ku makina janë rrëzuar nga humnerat dhe si pasojë e kësaj shumë persona kanë humbur jetën tragjikisht.
Alpenews.al ju rikujton edhe njëherë aksidentet e frikshme nga 2021.
10 korrik/ Minibusi me pasagjerë bie në humnerë në Gramsh, humb jetën 30-vjeçari
Një minibus me pasagjerë humbi kontrollin duke rënë në humnerë ku ndodhej dhe një përrua, në afërsi të fshatit Bregas në Gramsh. Viktimë e aksidentit ka mbetur Ledian Lami 30 vjeç banues në fshatin Terrove, Skrapar, i cili ka qenë pasagjer në minibus. Në minibus kanë qenë edhe 8 pasagjerë, bashkë me shoferin 9. Të plagosur mbetën Joana Çuedari 17 vjeç; Buqe Gaxholli 60 vjeç; Nafie Rrodhe 61 vjeç; Enxhi Selimi 25 vjeç; Kristian Lami 25 vjeç; Gurim Pasho 55 vjeç; Orinda Bollobani 29 vjeçp; Selman Rrodhe; Ariol Xhepexhiu 47 vjeç (shoferi); Ervehe Pasho 54 vjeç.
26 Korrik/ Aksident me 5 viktima në Qafë Muzinë
Një aksident tragjik ndodhi në Qafë Muzinë, ku humbën jetën 5 persona. Policia ka vënë nën pranga shtetasen Rexhina Çelhaka, e cila u përfshi në aksidentin tragjik. Duke drejtuar automjetin e saj ‘Land Rover’ në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin Bardhi Proda 51-vjeç dhe si pasojë furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën shoferi i furgonit dhe katër pasagjerë, një çift të moshuarish shqiptarë dhe një çift ukrainas, të cilët po udhëtonin drejt Sarandës.Nga ky aksident mbetën të lënduara edhe tre pasagjeret që ndodheshin në automjetin Land Rover, dy prej tyre banuese në Itali.
8 Dhjetor 2021/ Bie në humnerë makina, vdes 17-vjeçari në Bulqizë, plagoset një tjetër
Një 17-vjeçar me inicialet F. P., ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automoblistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës. Mësohet një një automjet brenda të cilit po udhëtonte 17-vjeçari dhe një 20-vjeçar ka rënë disa metra poshtë rrugës duke përfunduar në humnerë. Adoleshenti ka ndërruar jetë në vend, ndërsa 20-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
27 Dhjetor/ Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe bie në humnerë






