Një 42-vjeçar shqiptar me banim në Trissino është akuzohet nga ish e dashura e tij për vjedhje dhe përdhunim.
Ngjarja ka ndodhur në Vincenca, ku prokuroria po heton për rastin.
Ata ishin takuar në shtëpinë e 35-vjeçares për të darkuar e për t’i dhënë njëri-tjetrit lamtumirën e fundit.
Ajo do i kthente shqiptarit bizhuteritë e marra dhuratë gjatë lidhjes.
Gjatë darkës, nën efektin e pijes ata kishin konsumuar marrëdhënien seksuale. Më pas 35-vjeçrja e kishte kallëzuar ish-të dashurin shqiptar për vjedhje të bizhuterive dhe përdhunim.
Shqiptari u mbrojt duke thënë se marrëdhënia ishte kryer edhe me dëshirën e saj dhe se bizhuteritë ishin dhuratë prej tij gjatë lidhjes.


