• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR SHQIPTARËT IA “PUNUAN” TË HUAJVE/ Nga shkodrani që i futi DROGË makinës së italianit, tek romanca e… (FOTO)
Home
Ekskluzive

KUR SHQIPTARËT IA “PUNUAN” TË HUAJVE/ Nga shkodrani që i futi DROGË makinës së italianit, tek romanca e… (FOTO)

17 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Mundësia që një shqiptar të bie pre e mashtrimeve duket se është e vogël në krahasim me të kundërtën.
Ka plot raste ku shqiptarët kanë mashtruar të huajt, si për kalime të kufijve ashtu dhe për lekë më shumë apo më të rëndën, për pazare të drogës.
Kjo e fundit ka ndodhur para dy ditësh në Shkodër, ku një Italian është kapur në portin e Durrësit më drogë brenda në makinë. Këtu nis dhe historia pasi ai deklaron se do të transportonte pasaporta false për në Itali, por shkodrani i kishte future drogë në vend të tyre.

Çfarë ndodhi sot:

Dy ditë më parë u ndalua 60-vjeçari teksa ndodhej në sheshin e trageteve në portin e Durrësit në tentativë për tu larguar në Itali nëpërmjet tragetit Durrës-Bari. Atij i janë bllokuar makina, mjetet e identifikimit si dhe telefoni celular nga i cili prokuroria shpreson të arrijë tek grupi kriminal që 60-vjeçari italian mori drogën.
Mormina pranoi se prej 1 jave ndodhej në Shkodër me pushime ku kishte ardhur me makinë aty kishte takuar një person djalë i ri.

“Në Shkodër isha me pushime, aty takova një djalë të ri emrin e të cilit nuk e kujtoi. Më tha se do të dërgoja në Itali disa pasaporta false kundrejt një shpërblimi prej 1000 mijë euro, më mori makinën për të vendosur pasaportat dhe ma ktheu sërish. Nuk e dija se kishte drogë, vetëm kur u ndalova nga policia në Durrës zbulova se kishte drogë në makinën time”.

Shqiptari mashtron anglezen për të kaluar kufirin:

Një tjetër histori Facebook-u nuk ka përfunduar aspak mirë, e ku protagonist është bërë një shqiptar me një të huaj, i cili e mashtroi vetëm për të kaluar kufirin. Ndonëse nëna e katër fëmijëve kishte rënë në dashuri, ajo u tradhëtua pabesisht nga shqiptari, ku në fillim të romancës së tyre i kishte dhënë identitete të rreme.

Nëna e 4 fëmijëve, Melani Eduards, thotë se Fisnik Misini“i shkatërroi jetën”, pasi u kap në doganën franceze me dy shqiptarë në bagazhin e makinës.

Ajo thotë se kishte rënë në dashuri me shqiptarin që e kishte njohur në Facebook, i cili e përdori atë për t’u futur ilegalisht në Angli së bashku me kushëririn e tij dhe më pas e ndau. Ndonëse familja e saj ishte kundër kësaj lidhje, ajo nuk i kishte marrë parasysh pasojat fatale.

Por edhe pasi e kishin kapur, gruaja i dërgoi 500 paund F.Ismailit, sipas të dhënave të policisë. Pavarësisht kësaj, gjyqtari e la të lirë me 240 orë punë për komunitetin dhe dënim me një vit burg, në rast përsëritjeje te veprës penale.

Djali nga Gjirokastra mashtron 2 shtetasit e huaj, ju merr lekë dhe i “braktis” në rrugë

Një 25 vjeçar nga Gjirokastra u ka premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta,  se do ti transportonte në Tiranë me automjetin e tij  kundrejt një fitimi prej 100 Eurosh secilit, por ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash.

Laert Zizi është emri i 25 vjeçrit, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi i’u ka marrë paraprakisht 100 Euro i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit” ku janë gjetur e shoqëruar pranë DRKM Gjirokastër nga shërbimet e Policisë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARISHT FUTBOLLIST I MILANIT/ Bakayoko: Gattuso i bën gjërat me pasion, më ngjason me...
Previous article KAMZA "BËN PAZAR" NË KUKËS/ 2 titullarë të verilindorëve pranë firmës

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT