Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim disa pamje shumë pranverore në një zonë afër plazhit Seman , Fier.
Jemi në muajin maj, muajin e fundit të stinës së pranverës dhe tashmë lulekuqet, por jo vetëm kanë shpërthyer duke i dhënë natyrës një pamje mjaft të veçantë.
Plazhi Seman është ndër më të frekuentuarit përgjatë sezonit veror, veçanërisht nga pushuesit familjarë dhe banorët në rrethin e Fierit.
Por mesa duket këto pamje të një natyre të mrekullueshme janë një arsye më shumë që Seman të frekuentohet që tani, jo për plazh, por për piknik do të ishte ideal.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga natyra afër plazhit Seman.
Përgatiti: AlpeNews.al








