• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR SHKOI POLICIA E GJETI…/ Tre ngjarjet që po hetohen për vrasjen e ish policit
Home
Breaking News

KUR SHKOI POLICIA E GJETI…/ Tre ngjarjet që po hetohen për vrasjen e ish policit

29 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy janë pistat ku i ka përqendruar hetimet Policia dhe Prokuroria, në lidhje me vrasjen e ish-policit Santjago Malko, hakmarrja dhe larja e hesapeve.

Konkretisht, grupi hetimor po verifikon tri ngjarje kriminale, ku dyshohet të jetë përfshirë 26-vjeçari.

E para është ajo e vitit 2016, ku Malko u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në rrugën “Islam Alla”, të cilët janë marrë në pyetje nga Policia.

Megjithatë, duket se “hesapet” mes tyre për konfliktin e tri viteve më parë ishin mbyllur. Megjithatë, edhe kjo ngjarje po verifikohet nga Policia.

E dyta është ngjarja e 4 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë një person e u plagosën dy të tjerë. Kamerat e sigurisë e kishin fiksuar Malkon në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe për ketë arsye ai u shpall në kërkim policor. Kërkim që më pas u shua, pasi rezultoi që Santjago Malko nuk kishte lidhje konfliktin e as me krimin.

Ndërsa ngjarja e tretë është një atentat i ndodhur në Durrës, për të cilin grupi hetimor nuk jep me shumë të dhëna, por sqaron se është i ngjashëm me atentatin ku mbeti i vrarë vetë Malko, mbrëmjen e së martës, në Tiranë.

NGJARJA

Ish-punonjësi i Policisë, Santjago Malko, u gjet i ekzekutuar brenda automjetit të tij, rreth orës 22:20 të së martës. Burime nga Policia thanë se në sallën operative ishte dhënë një njoftim për një person të plagosur ose të vrarë, që ndodhej brenda një makine, në rrugën “Xhanfize Keko”. Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur të parët shërbimet e Komisariatit Nr. 4.

Në momentin e mbërritjes në vendngjarje, Policia ka konstatuar se brenda automjetit ndodhej një person i plagosur rëndë me armë zjarri, i cili brenda pak minutave ka ndërruar jetë, pa pasur kohë për ta nisur në spital. Sipas dëshmive të para që oficerët e Policisë kanë marrë në vendngjarje, burimet thanë se 26- vjeçari është qëlluar disa herë me armë zjarri, brenda makinës tip “BMVV X 5”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MJEKOHEN ME ILAÇET E GABUARA/ Fëmijëve u shfaqet "sindroma ujk"
Previous article HEQ DORË NGA ANGEL CORREA/ Milan hidhet në sulm për lojtarin e "Los Blancos"...

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT