• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUR SHKELET BESA…”/ Pajtuesi i gjaqeve: Çfarë thotë Kanuni për vrasjen e Liridonës
Home
Rajon

“KUR SHKELET BESA…”/ Pajtuesi i gjaqeve: Çfarë thotë Kanuni për vrasjen e Liridonës

9 December, 2023 s.autor Rajon

Vrasja e Liridona Ademajt shokoi opinionin publik, por teksa kanë kaluar thuajse dy javë nga ngjarja, debat ka hapur përfshirja e kanunit.

Pajtuesi i gjaqeve Gjin Marku analizoi sipas Kanunit vrasjen e Liridonës, të cilën e cilësoi si një ndër më të rëndat në kodin zakonor shqiptar dhe sipas tij, nuk mund të falet, e as të tolerohet.

Sipas Markut, gruaja në Kanun, aq më tepër kur është nënë, është e paprekshme, pasi është “Perëndia e fëmijëve”.

“Kurrë nuk ka ndodhur të dhunohet gruaja siç ka ndodhur në kohët e sotme. Mbi të gjitha gruaja kur ishte me fëmijë, nëna ishte ‘Perëndia e fëmijëve’ të cilën nuk mund ta prekësh as ta ofendosh. Mendoj se në këtë rast ata duhet sigurisht të vetëpërmbahen se dhe ai është babai i dy fëmijëve. Dhe në këtë rast zakoni futet se dy fëmijët mbetën pa nënë, por tani babi le të jetë gjallë, kudo që të jetë për ata dy fëmijë. Në këto raste gjykimi zakonor është për dëmin më të vogël. Kur të rriten dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e gjykimit të veprës së prindit të tyre. Kur të shkojnë 16-vjeç duhet t’u thuhet gjithçka dhe të japin mendimin e tyre, nëse pranojnë babain si baba, kudo që të jetë ai”– tha Marku për euronews.

Pajtuesi i gjaqeve tha se fëmijët sipas Kanunit i përkasin familjes së nënës, por mund të ketë dhe marrëveshje mes dy familjave për të trashëguar gjakun dhe pronën e babait.

“Nuk duhet të ishin prononcuar në media. Nëse prononcohen, prononcimet duhet të jenë të matura, mbi të drejtën dhe zakonin. Kur kanë vrarë bashkëshorten, Kanuni i ka dënuar rëndë. Nuk mund ta vrasësh pasi është motra e dikujt. Edhe nëse vret një bashkëshorte ajo nuk lë burrin dhe fëmijët në gjak, lë familjen e vëllezërve dhe ata përgjigjen për këtë rast. Fëmijët sipas zakonit i lihen familjes së nënës, por nëse arrihet marrëveshje mes familjeve, atëherë supozohet se fëmijët janë trashëgimi e babait dhe do të vijojnë të trashëgojnë gjakun dhe pronën e familjes ku ishte martuar mamaja. Në këtë rast zgjidhet me pleqësi mes dy familjeve”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKOHET ME SCHOLZ/ Kurti: Ndamë vizionin e përbashkët përbashkët si socialdemokratë
Previous article I VENDOSI VETON REZOLUTËS PËR ARMËPUSHIM NË GAZA/ SHBA do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë mbi 100 milionë dollarë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT