Të lidhur edhe çfarë pastaj?
Mbrëmjen e djeshme, Renato Mekolli ishte i ftuar në emisionin “Why Not”. Ai tregoi se si fakti që flet shumë apo është le të themi disi zevzek e bën të padurueshëm për partneret, që gjithsesi ama kthehen sërish te ai.
“Ku do të gjejnë ushqim më të mirë se të unë.” tha Renato.
Më pas ai dhe e ftuara tjetër, Sara Kapo luajtën një lojë, ku pyetjeve të prezantueses u përgjigjeshin me po apo jo.
E nisën që të dy me një “JO”, kur u pyetën nëse kishin kryer marrëdhënie në avion.
A keni gënjyer kur keni qenë duke gjuajtur dikë që pëlqeni?” ishte pyetja tjetër dhe dy ”PO” erdhën në çast.
“Qyqa, akoma e bëj këtë. Ç’është ky muhabet. Kush nuk e bën këtë.” tha Sara.
A keni gjuajtur dikë edhe pse keni qenë në marrëdhënie me dikë tjetër? Dhe përgjigjja ishte sërish: Po!
Keni përfunduar ndonjëherë në rajon?
“Po, në Greqi se gënjeva për dokumentat. Nuk i kisha me vete dhe thashë që jam grek.”
“Kurse une ngaqë rraha dy goca.” tha Sara.
Po- të e shumta vazhduan edhe kur u pyetën për përdorim të substancave të ndaluara apo one- nigh stand (të flesh me dikë sa për një natë).




