• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR “RAI2” VJEN NË SHIJAK/ Dhjetë ARSYET përse “fut ujë” reportazhi (VIDEO)
Home
Ekskluzive

KUR “RAI2” VJEN NË SHIJAK/ Dhjetë ARSYET përse “fut ujë” reportazhi (VIDEO)

24 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Që nga momenti kur deputetët e opozitës shqiptare vendosi që të “djegin” mandatet, zhvillimet politike në Tiranë kanë marë vëmendje të shtuar në mediat botërore, por sidomos në ato të vendeve fqinjë rreth nesh.

Veç “zhurmave” e deklaratave nga forcat politike, reportazheve nga dy protestat e opozitës dhe intervistave nga liderë politikë e protagonistë të tjerë, vetëm tre ditë më parë doli në skenë edhe një reportazh nga televizioni publik italian “RAI2”. (VIDEO)

https://video.syri.net/upload/videos/2019/02/NOnbFJXWnWMPvOKffzmz_22_0dca6744d5c648708d7322bbbb469fd4_video_480p_converted.mp4

Në qendër të kësaj kronike “investigative” ishte çështja e shitblerjes së votave në Shqipëri. “Personazhi kryesor” këtu bëhet një “trafikant droge” me “Kallash” në dorë nga Shijaku, që flet sipas klonit të “Babales” për shitblerjen e votës me paratë e drogës. Një fenomen që është parë në këtë material, sipas një skenari që as vetë SHQUP nuk do kishte guximin që ta shkruante kësisoj. Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë…

Në kronikë ku me lehtësinë më të papërballueshme, akuzohet drejtpërdrejtë qeveria e Edi Ramës, për blerjen jo vetëm të “zgjedhjeve që kaluan” por edhe “të atyre që do të vijnë”.

Por ku “fut ujë” ky reportazh?

1.- Sepse publikohet pikërisht në momentin kur deputetët e opozitës vendosin të japin dorëheqjen nga mandatet, pasi kishin akuzuar qeverinë se kishte blerë zgjedhjet e 2017 me bandat e atyre që janë arrestuar për trafik droge në (e ku tjetër, veçse në)… Shijak?

2. Lehtësia me të anë të së cilës gazetari itlalian jo vihet në kontakt, por edhe i shkon në shtëpi ku “mafiozi” i Shijakut sa me zor ka pritur që ti hapi zorrët e barkut gazetarit Italian përpara kamerave duke i treguar jo vetë armën simbol me të cilën vizatohen në mediat e huaja gangsterët shqiptarë “Kallashnikovin”, por edhe drogë e duke folur me lehtësinë e pirjes së një cigareje hashash, edhe për shitblerjen e votës, në favor të qeverisë së Edi Ramës?

3.Cili është interesi i personit me kapuç ushtarak në kokë prapa të cilit mund të ishte kushdo “aktor”, që ti tregojë hapur mbi mënyrën se si “punon” ai dhe njerëzit e kriminalizuar si ai, një gazetari Italian sapo e takon atë për herë të parë? Apo ashtu kot për qejf?!

4.Në kronikë përmendet emri Igli, por ai mund ta kishte edhe Elseid, Arben, Agron, Roland, Ilir, etj për aq kohë sa ai nuk ishte as me pamje dhe as me një element tjetër identifikimi për ta bërë të besueshëm rrëfimin. 

Reportazhi thote se: “Pas protestave më Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti  droge dhe armësh.”

5.Si mundi të hyjë kaq lehtë në një terren që është thuajse i pamundur edhe për vetë gazetarët shqiptarë?

6.Përse të përmendet kronika e “Zërit të Amerikës”, që është një refren i pandashëm gjatë gjithë këtyre ditëve nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha?

7. Reportazhi vijon: “Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.

Lidhja bëhet edhe me Italinë si për të thënë se tregtinë e bëjmë me ju, ndaj edhe kemi zgjedhur t’ju “hapemi” ju. Se italianët nuk e dijnë sesa i blejnë armët në tregun e zi, kishte mbetur tua thonte “nje djalë nga Shijaku…”!

8.”Igli” shprehet se siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara do të ndodhë me blerjen e votave me paratë e trafikut të drogës, edhe në zgjedhjet e ardhshme. Ja ku u zbulua se ku fshihej edhe sekreti më i madh i Shqipërisë. Tak-fak, flet Igli dhe opozita e ka jo vetëm provë tashmë këtë fjali, por edhe shkak për të mos hyrë në zgjedhjet e ardhshme. A mkuptoooveee…?! 

9. Gazetari i RAI2 thotë se “për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me Ndërmjetësin, përgjatë bregdetit të Durrësit dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekameran dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.”

Nëse është vertetë kështu, si në filmat me mafien italiane, përse duhej që ky Igli të rrezikonte kaq shumë dhe ku e kishte sigurinë se në të vërtetë gazetari Italian nuk do ta zbulonte atë?

10. I gjithë reportazhi duket një skenar i keq politik i opozitës që më shumë se do ti ndihmojë do e qesharakizojë edhe më shumë “aksionin” e saj të fundit kundër qeverisë dhe Kryeministrit Rama!

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Të besuarit e Solarit mposhtin Levanten dhe mban vendin e tretë
Previous article FIORENTINA-INTER/ "Vendasit" barazojnë rezultatin, shënon Veretout

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT