Ndoshta kur lexuat titullin menduat se i kemi hyrë analizave politike derisa kemi dal në këtë konkluzion, por jo. Ashtu siç e lexuat, thamë që politikën në vendin tonë e bëjnë bjondet sepse nëse i vini re, numri më i madh i grave politikane kanë shkuar drejt flokëve bjondë.
Siç e shihni nga fotot, shumë nga politikanet kanë zgjedhur këtë ngjyrë sepse ndoshta e dinë fare mirë që një ngjyrë e tillë do t’i bëjë të duken shumë herë më të reja dhe më të freskëta.
1. Arta Dade
Arta Dade është një nga politikanet të cilat gjithnjë e këmi veçuar si një nga bjondet legjendare të parlamentit. Deputetja e Partisë Socialiste përgjatë gjithë këtyre viteve i ka qëndruar besnike kësaj ngjyre flokësh, e cila për hir të së vërtetës i jep gjithnjë e më tepër hijëshi.
2. Majlinda Bregu
Ish-ministrja e Integrimit gjithnjë ka spikatur për stilin e saj të veçantë, por flokët duket se janë pika më e fortë e politikanes. Bregu, ndonëse eksperimenton me modelet e flokëve i ka qëndruar besnike nuancave të gështenjës dhe vitet e fundit, ngjyrës më të hapur të flokëve.
2.Lindita Nikolla
Ministria e Arsimit, njësoj si koleget e di fuqinë e flokëve bjondë dhe nuk ka vonuar të kthehet në një të tillë.
3.Jorida Tabaku
Pjesë e ‘bjondeve’ të Partisë Demokratike është gjithashtu edhe Jorida Tabaku. Deputetja së fundmi ka zgjedhur ta çelë ngjyrën e flokëve, sepse e di freskinë që i jep në tipare një nuancë e tillë.
4. Monika Kryemadhi
Edhe kryetarja e LSI-së vitet e fundit është shfaqur me flokë gjithnjë e më të vërdhë. Dhe për hir të së vërtetës, ndryshimi është i dukshëm.
5. Klajda Gjosha
Edhe ministria e Integrimit është padyshim pjesë e këtij grupi…
6.Mimi Kodheli
Antaren e Kryesisë e mbajmë mend gjithnjë me flokë bjondë, por vitet e fundit Kodheli është fokusuar edhe më tepër tek nuancat e hapura të ngjyrës së verdhë. Dhe teknikat e reja të lyerjes kanë dhënë rezultate perfekte…











