Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim një pamje nga një fshtarat Dibrës, atë të Radomirës.
Radomira nuk është një emër krejtësisht i panjohur aq më tepër për ata të cilët kanë qenë në malin e Korabit, pasi ajo shtrihet rrëzë tij.
Ajo që evidentohet edhe nga fotoja është kontrasti midis luleve që simbolizojnë pranverën dhe dëborën nga ana tjetër.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga fshati Radomirë në Dibër.
PAK PËR FSHATIN RADOMIRË:
Radomira është një nga tetë fshatrat e Njësisë Administrative Kala e Dodës, në Dibër.
Ai shtrihet rrëzë malit më të lartë të vendit, Korabit, në një lartësi prej rreth 1500 m mbi nivelin e detit. Sot aty jetojnë rreth 150 familje nga 600 që jetonin para viteve 90’. Jeta e këtyre familjeve ka qenë historikisht e lidhur me burimet natyrore, pyjet e kullotat. Radomirasit shquhen për tradita të lashta të ruajtjes dhe përdorimit të burimeve natyrore në sherbim të natyrës dhe vetë njerëzve.
Në fakt realiteti në terren tregon se banorët e Radomirës, kanë vendosur mes tyre rregulla të bazuara në traditat shumëvjeçare të të parëve, të cilat kanë bërë që pyjet dhe kullotat e tyre të shërbejnë si një shembul i mirë i menaxhimit të ketyre burimeve nga komunitetet vendore.
Përgatiti: AlpeNews.al



