Dhërmiu, mbetet prej kohësh tashmë ikonë e plazheve të jugut.
I pozicionuar në një prej gjireve më të “lakmueshëm” të vendit, Dhërmiu është shndërruar në një destinacion fantastik për të kaluar qoftë edhe një fundjavë të këndshme me miqtë, familjen, apo edhe vetëm.
Ndonëse krahas tij rreshtohen edhe vende si Himara, Riviera, Palasa, të gjithë plazhet dhe gjiret e Sarandës, Karaburuni, ishulli i Sazanit, e shumë të tjera, Dhërmiu prapë sikur “me e ka bërë me fjalë” të mbajë kurorën e plazhit më të pastër, dhe më të bukur.
Në vitet e diktaturës, shumë prej njerëzve të cilët për shkak të informacionit jo të bollshëm, nuk e dinin se veçmas Durrësit, kishte dhe plazhe të tjerë mahnitës, akoma më të bukur se ato që frekuentonin.
Një fotografi e shkrepur në vitet ’80-të tregon se sa bukur ishte në Dhërmiun e asaj kohe, pa asnjë lokal, vetëm shkëmbinj, rërë e bardhë si në Florida të ShBA-së, dhe kaq.
Nuk mjafton kaq për të shkuar, për të ngulur një çadër, dhe për të konsumuar diçka të shtëpisë?
Jo, të paktën shikojmë gjendjen sot të plazhit.
I zaptuar në të katërta anët, Dhërmiut duket sikur po i ikën “kurora” e më të bukurit. Urojmë që të jetë diçka kalimtare, dhe plazhit t’i rikthehet kjo pamje që redaksia e ALPENews.al ka vendosur që t’jua sjellë sot në “Summer 2018”.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



