• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUR MA MORI FIRMËN E SHTËPISË ISHIM NË…”/ Historia prekëse, 75-vjeçarja: Vajza po m’i merr të gjitha
Home
Aktualitet
Kronikë

“KUR MA MORI FIRMËN E SHTËPISË ISHIM NË…”/ Historia prekëse, 75-vjeçarja: Vajza po m’i merr të gjitha

27 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Xhumaje Dunga është 75 vjeç. Jeton me djalin invalid Gazmendin, 45 vjeç.

Jetojnë në Marikaj të Vorës në Tiranë në një shtëpi që e ka trashëgimi nga bashkëshorti i cili u nda nga jeta në vitin 2003.

Xhumaja është në konflikt me vajzën dhe dhëndrin që në 2005, pasi ata erdhën në shtëpinë e saj me pretendimin për të mbajtur nënën, por në fakt kishte qëllim për t’i marrë shtëpinë.

Vajza e saj Dhurata investoi në shtëpinë e nënës duke ndërtuar katin e 2 dhe të 3 të shtëpisë. Pas këtij investimi vajza pretendon pronësinë e shtëpisë dhe ka tentuar ta nxjerrë nënën jashtë duke e dhunuar herë pas here.

Ka tentuar dhe me falsifikime për të marrë firmën e të vëllait me aftësi të kufizuara dhe nënës, por është parandaluar nga institucionet vendore. Për nënën tani kujdeset vajza tjetër Fëllanza Koni, e cila sa herë shkon në banesë kërcënohet nga motra dhe kunati.

Fëllënxa: Gazmenti ka qenë i sëmurë. Ka kaluar temperaturë të lartë dhe i ka lënë një prapambetje. Tani në këto 8 vite që ka sherre ai po i përjeton më shumë. Jemi rritur me varfëri por me shumë dashuri nga prindërit.

Babai para se të vdiste na la amanet që asnjë nga dhëndurët të mos shkonte në shtëpinë e tij. Shtëpinë ai donte ta gëzonte vëllai dhe nëna.

Unë jam shumë e fortë. Mbaj familjen time dhe kujdesem për nënën dhe vëllain, ndërsa motra Dhurata jo që nuk më ndihmon por edhe më ofendon. Dhunon dhe Gazmendin.
Erdhi nga Greqia dhe tha do të pleqëroj nënën. Ajo është martuar në ‘88 dhe pastaj ka jetuar shumë vite në Greqi. Tani i thotë nënës shko në azil. E ka dhunuar 3 herë. Na thotë keni firmosur. Shtëpia është e imja. Burri i motrës më ofendon, e shan. Më thotë pa të futur në burg nuk rri.

Motra: Konflikti me nënën është për pronën. Më thotë është e imja shtëpia. Kur na mori firmën e shtëpisë ishim në një lokal, jo para një noteri. Na dhanë një letër të bardhë. Më thonë firmosni ta kemi pronën të sigurt. Nuk e dija se firmosa për t’i dhënë shtëpinë Dhuratës. Ajo më dhunon. Nuk më lë të shkoj tek nëna. Kam shkuar në polici jam ankuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI NDAJ GRIPIT/ Manastirliu: Na kanë mbërritur edhe 230 mijë doza të vaksinës, të parët që do e marrin janë...
Previous article NDËRROI JETË NGA COVID/ QSUT mesazh ngushëllimi: Jemi të tronditur nga humbja e papritur e jetës së kolegut Bledi Nini...

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT