Lëvizja socialste për Integrim u desh të ndryshonte logon “Një shans për të gjithë” ndoshta më shpesh nga ç’ishte e parashikuar për të vetmin fakt se ndoshta, po jepte më shumë shanse nga çfarë duhej I takonte.
E njohur shpesh për korrupsionin dhe “Iphonat” në fushatë, LSI është hasur jo shpesh me persona problematikë të emëruar nga vetë.
E vërteta është se deri më sot kemi një numër të konsiderueshëm drejtorësh të arrestuar të cilët vijnë nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Rasti më I fundit dhe më I përfoluri ishte padyshim ai I Klement Balilit.
AlpeNews.al ju sjell rastet:
Klement Balili, “Escobari i Ballkanit” dhe…Ilir Meta
Klement Balili, personi më i kërkuar per dy vite u vetëdorëzua dje. Veç katër akuzave që rendojnë mbi të kujtojmë se Balili drejtoi drejtorinë e Transporteve dhe ishte emëruar nga LSI.
Ai gjithashtu njihet si mik i mirë i Monikës dhe Metës. Ky i fundit ka qene edhe vizitor i rregullt i hotelit të tij në Sarandë.
Arrestohet ish drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika “miku” i ngushtë i Kryemadhit
Më 1 shkurt 2018 arrestohet Dashamir Xhika, ish- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika, pas dosjes të një dëmi rreth 50 milion euro, shkaktuar për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.
Ish drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, në pranga per korrupsion
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto vihet në pranga nën akuzën për korrupsion. Zoto u arrestua me kërkesë të prokurorisë me akuzën “korrupsion pasiv” në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku në pranga u vu edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi.
Artur Zoto, pjesë e LSI u emërua drejtor i Burgjeve në vitin 2013, ndërsa në korrik të 2016 dha dorëheqjen pas skandalit me tenderat e ushqimeve që përfshiu institucionin që drejtonte.
Arrestohet ish- prefekti i Fierit, përfaqësuesi i LSI
Policia e Tiranës ka arrestuar ish-prefektin e Fierit Bujar Hasaj njëkohësisht edhe ndërtues.
Arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim.
Hasaj akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë rreth 300 mijë euro. Ai ka qene prefekt i Fierit ne kohen e qeverisjes se LSI me PD, si perfaqesues i partise se Metes.
Arrestohet si “sekser”, kandidati për deputet i LSI
Në sajë të operacionit “Dekani” në maj të 2018 janë arrestuar dekanë, pedagogë e sekserë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre e korrupsion. Mes të arrestuarve është edhe Admirim Kala, nën cilësinë e sekserit. Ky i fundit është një emër jo i panjohur për publikun.
Kala ishte në listën e LSI si kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit.
Emri i tij përflitej si kandidaturë e mundshme e Monika Kryemadhit edhe për kreun e Bashkisë së Gramshit
Arrestohet doganieri 26 vjeçar i LSI për blerje votash
Një doganier në doganën e Vermoshit është arrestuar pasi është kapur me një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash.
Doganieri 26-vjeçar Izmir Bushaj rezulton perfaqesues i Lëvizjes Socialiste per Integrim, pasi në rrjetet sociale ka postuar vazhdimisht foto nga fushata elektorale e kësaj force politike.
Drejtori i burgut Rrogozhinë në burg, i emëruar nga LSI
Në tetor 2014 u arrestua drejtori i Burgut Rrogozhinë, Ferdinand Doksani së bashku me dy mjekë, me akuzë se krijonin raporte false mjekësore për të dënuarit, me qëllim që këta të fundit të merrnin leje shpërblyese të pamerituara. Edhe Doksani ishte i emëruar nga strukturat e LSI-së.
Drejtoresha e shkollës merrte para për punësime, e emëruar nga LSI
Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë, drejtoreshën arsimore në këtë qytet, Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për ti punësuar.
Drejtori i LSI që manipulonte faturat e ilaçeve
Më qershor 2015, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë arrestoi Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani, I cili ishte pjesë e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, ku dëmi llogaritej në vlerën e 500 mijë eurove. Xhuvani ishte kryetar I LSI-së në Elbasan.
U kap me 2 mijë euro rryshfet, arrestohet drejtuesi i LSI në Fier
Më 27 qershor 2015, arrestohet në Tiranë, drejtori I Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, ndërsa po merrte 2 mijë euro rryshfet, drejtuesit të një subjekti ndërtues. Albert Topçiu ishte njëkohësisht edhe drejtues I degës së LSI-së Fier.
Përgatiti: AlpeNews.al