Shqiptarët e kanë zakon ose le të themi më saktë në traditë të hershme që kur një person , sado i afërtë apo i largët të jetë në marrëdhënie me të tjerët gjithnjë do të niset për në banesën e fundit me lot, dhe dhimbje shpirtërore.
Por ka edhe raste kur në vend të lotëve ka aheng, muzikë, valle, dhe të qeshura.
ALPENews.al ju sjell një video ku duket qartë se i vdekuri po përcillet me shumë “qejf” aq sa edhe ata që e mbajnë arkivolin po kërcejnë me muzikën e vendosur.
Nuk dihet akoma origjina e kësaj videoje por e sigurtë është që edhe i “vdekuri” do ta ketë shijuar shumë atë përcjellje.
Ky artikull është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al për rubrikën “Hapu Dhè”.