Shtëpia e prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala, është sulmuar nga persona të paidentifikuar duke u gdhirë e enjtja. Ngjarje kjo, që tronditi opinoni publik, e ngriti në këmb politikën shqiptare dhe jo vetëm.
Pas sulmit me armë ndaj gazetares Lala, janë solidarizuar shumë gazetarë në vend, ku disa prej tyre dhe janë shprehur se janë kërcënuar nga persona të ndryshëm.
Është për të ardhur keq që më një kërkim fare të thjesht, zbulon dhjetra raste ku gazetarët jo vetëm janë kërcënuar me mesazhe por situata ka kaluar edhe në nivele të tjera.
Siç duket, fjala e lirë është ndeshur me censurën, fenomen që haset shpesh në media, e që degradon deri në dhunë e plumba.
Çfarë ndodhi me Klodiana Lalën:
Në të gdhirë të të enjtes në orën 03:00, shtëpia e prindërve të Klodiana Lales, gazetare e kronikës së zezë, u sulmua me dhjetë plumba.
Brenda në banesë ndodheshin prindërit e saj dhe dy fëmijët e gazetares që fatmirësisht nuk u lënduan.
Duket se agresorët kanë përfituar nga një dasëm aty pranë. Një ditë më pas, ende nuk janë zbuluar shkaqet por dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e Klodianës.
Dashamir Biçaku
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Dashamir Biçaku ka bërë publike një kërcënim që ka marrë nga një person.
“Më poshtë janë disa nga mesazhet e denoncuara në polici dhe në Prokurori prej meje, të cilat nuk janë hetuar nga prokuroria e Vlorës sepse kërcënuesi ishte djali i xhaxhait të prokurores”, shkruan Biçaku dhe më pas ka bashkangjitur fotot me mesazhet.
Kërcënohet Artan Hoxha
Artan Hoxha në 2015 ka marrë kërcënime në telefon për shkak të deklaratave publike mbi një çështje për të cilën u përfol shumë në media dhe që u quajt një sukses i policisë shqiptare. Bëhet fjalë për zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
Autorët e mesazhit kërcënues e kanë kërcënuar me jetën e djalit dhe më pas të vetë gazetarit Hoxha. Balkanweb publikon mesazhin në telefonin e gazetarit Artan Hoxha.
MESAZHI
“Këtë sms që po të dërgojmë lexoje me vëmendje! Po i fut hundët aty ku nuk duhet ti fusësh, si fillim do qash për djalin tat, pastaj do jetë radha jote. Dhe shif meru me diçka tjetër dhe jo me Xibrakën deri sa të vijë radha ty”, thuhet në sms-në kërcënuese.
21 janar, kërcënohet Fatos Mahmutaj
Bëhet fjalë për entativën e vrasjes së gazetarit Fatos Mahmutaj më 21 janar, nga gardistët.
Ai u qëllua ndërsa raportonte live për protestën dhe ngjarja u tentua të fshihej.
Gazetari, i kërcënuar dhe përndjekur pastaj se denoncoi tentativën e vrasjes, ndryshe nga sa i ishte kërkuar, që të heshte, u detyrua të largohej nga Shqipëria, pasi ndihej i pasigurtë për jetën, për shkak të kërcënimeve të pushtetit të asaj kohe.
Kërcënohet Berat Buzhala
Gazetari Berat Buzhala është kërcënuar me jetë nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. Ky i fundit i ka dërguar gazetarit disa mesazhe kërcënuese, ku i kërkon që të mos e përmendë më Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin sepse mund ta vrasë.
Kërcënohet Bledar Naska, largohet nga Shqipëria
Bledar Naska nuk është aspak një emër i padëgjuar për publikun shqiptar. Ai është gazetar investigativ, por edhe aktor. E kemi parë në disa filma të njohur shqiptar, aty ku ai ka luajtur sërish në profesionin e tij real, gazetar. Por si duket pasioni për gazetari dhe për t’i çuar gjërat deri në fund ka bërë që ai të jetë i detyruar të largohet nga Shqipëria dhe familja e tij. Albeu.com mëson se gazetari investigativ Bledar Naska është larguar drejt Suedisë ku ka kërkuar strehim politik. Ndaj tij janë bërë disa kërcënime duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes së tij. Mësohet se Naska është qëlluar nga disa persona të panjohur në kohë ndërsa një ditë tjetër ai është tentuar të hidhet në kanal me makinën e tij ndërkohë që po udhëtonte me familjen. Sipas burimeve, të gjitha këto kërcënime të hapura lidhet me punën dhe çështjet e trajtura si gazetar. Vetë gazetari i është drejtuar policisë duke shpjeguar me detaje të gjitha kërcënimet dhe rrezikun që po i kanoset ndërkohë këshilla e policisë ka qenë që të tërhiqet nga denoncimi. Në galerinë e bashkangjitur lajmit mund të gjeni denoncimin e bashkëshortes së tij. Naska e cila e dorëzuar përballë kërcënimeve dhe frikës për jetën e saj dhe Bledarit i është drejtuar institucioneve për ndihmë.
Kërcënohen dy gazetaret
Në mars 2015 me tekstin në SMS telefonike “Punë e bukur zonjusha gazetare, por do takohemi shpejt dhe do ta shikojmë sa e zonja je” u kërcënuan gazetaret Entuela Çapani dhe Syrjeva Berberi që në emisionin investigat “Ça thu!” në televizionin “Agon” në Tiranë denoncuar raste dyshimi të përfshirjes së trukimeve të ndeshjeve nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe më pas të një futbollisti shqiptar në një televizion në Suedi”.
Përgatiti: AlpeNews.al