Për të reklamuar dhomat e hotelit të tij, pronari ka menduar të ndërtojë një banderolë, me anë të së cilës njofton turistët se këtu ka dhoma për plazh dhe nuk mungon interneti.
Por duket se ai ka disa probleme të vogla me gjuhën shqipe, pasi ngatërron shkronjën dh me ll dhe për pasojë fjalën ‘dhomë’ e shkruan ‘llomë’ ndërsa ‘dhe’ e shkruan ‘lle’.
Por ama fjalën e huaj Wi-Fi nuk ka shanse ta ngatërrojë. Eshtë kaq e përdorur në ditët e sotme sa nuk mund ta ngatërrojë askush, i madh e i vogël, i shkolluar apo jo. Gjithsesi, është fat kur i ke të dyja, elle llomën elle wifi-n…
AlpeNews.al