• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR GRABITJA KTHEHET NË TRAGJEDI/ Jo vetëm rasti i Mallakastrës, ngjarjet e rënda kur qytetarët ranë “pre” e hajdutëve
Home
Ekskluzive

KUR GRABITJA KTHEHET NË TRAGJEDI/ Jo vetëm rasti i Mallakastrës, ngjarjet e rënda kur qytetarët ranë “pre” e hajdutëve

20 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Nuk kanë fund ngjarjet e rënda në vendin tonë, së fundmi një 89- vjeçar gjeti vdekjen nga sulmi i disa hajdutëve që kishin hyrë në shtëpi e tij në Mallakastër për ta grabitur.

I moshuari Caush Shehaj, u plagos si fillim nga dy grabitësit por më pas humbi jetën në spitalin e Fierit.

89-vjeçari u sulmua nga Ervis Halimi 22-vjeç dhe Musa Gudo 28-vjeç, të cilët nën kërcënimin e automatikut i morën dhe një sasi parash në banesë.Por Musa Gudo nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi në vitin 2020 ai ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Fier.

Të afërmit, zbuluan se i moshuari, Caush Shehaj ishtedhunuar në mënyrë barbare nga dy grabitësit, Evis Halimi dhe Musa Gudo të cilët janë arrestuar nga policia.

Policia ka proceduar penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç nën akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’. Ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me të cilën është kryer grabitja.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ky nuk është rasti i vetëm kur një grabitje ka përfunduar në tragjedi, ku grabitësit për të marrë një shumë parash dhe kanë vrarë dikë.

(Banesa ku ka ndodhur ngjarja)

Alpenews.al ju risjell në kujtesë raste të njëjta me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Mallakastër.

Viktimë duke ruajtur misrin, hajduti vret 65 vjeçarin në Shijak, plagos rëndë vëllain

Një 65 vjeçar është vrarë para dy vitesh në Xhafzotaj të Durrësit ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë duke ruajtur një arë me misër të cilën në vazhdimësi ua kishin vjedhur.Hajduti goditi dy vëllezërit teksa po bënin roje tek ara me misër.

Vlorë, hajduti hyn në shtëpi për të vjedhur, vret të zotin e shtëpisë

28-vjeçari Federik Denaj i maskuar është futur në oborrin e banesës së pronarit P.P  dhe ka tentuar të vjedhë me armë zjarri “Automatik” banesën e këtij të fundit. Pasi është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, nuk ka mundur të marrë asgje dhe është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira, duke e lënë kështu të vrarë të zotin e banesës.

Hajdutët vrasin pronarin e banesës

 Hajdutët e shtëpive kanë vrarë një  tjetër kryefamiljar brenda në shtëpinë e tij. Baba i tre fëmijëve, Mustafa Mehmeti, 52 vjeç, ka ngelur i vdekur nga një breshëri automatike. Viktima në momentin që hajdutët kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e tij, ishte në prani të të gjithë personave të tjerë të shtëpisë. 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Evakuohet një familje në Zadrimë, dalin pamjet nga operacioni
Previous article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Pezullohet mësimi në 16 shkolla

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg Aktualitet

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT