• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Kur fëmija nuk ka vullnet për të përfunduar një detyrë, çfarë duhet të bëni
Home
Lifestyle
Prindërimi

Kur fëmija nuk ka vullnet për të përfunduar një detyrë, çfarë duhet të bëni

15 November, 2017 k.autor Prindërimi

Kur fëmija nuk ka vullnet për të çuar një detyrë deri në fund. I rrituri pranë tij, qoftë prindi apo edukatori, duhet ta nxitin duke u përfshirë edhe ai në aktivitetin që duhet të kryej fëmija. I rrituri me durim i tregon sa është rritur. Po të ishte mërzitur dhe të kishte përtuar, nuk do të kishte mësuar të ecte, nuk do të kishte mësuar të fliste apo të përdorte dorën për të ushqyer veten apo të vizatonte e të shkruante. Por nuk u mërzit dhe nuk përtoi dhe i realizoi. Po kështu duhet të vazhdojë të bëjë edhe tani, të dy bashkë do ja dalin që ti realizojë të mësojë e zbulojë gjërat përreth dhe aftësitë e tij brenda vetes. Gjithashtu duke mësuar do të mundë t’i arrijë e nxjerrë nga shpirti gjërat e bukura që ka aty, përndryshe nuk do të dijë si t’i nxjerrë dhe mbi të gjitha nuk do të gjejë fjalën e duhur dhe kështu as mendimin e vet. Fëmija që t’ia dalë të realizohet si person, ka nevojë për prezencën e të rriturit dhe mbështetjen e konfirmimin e tij.

 

Kur një fëmijë, në veçanti fëmija që sapo ka filluar klasën e parë, bën një vizatim apo detyrë dhe papritur e shkarravit, prindi apo mësuesi duhet të ndërhyjë me qetësi dhe ta ndalojë. Ata duhet t’i shpjegojnë se ajo që ai ka vizatuar apo realizuar është punë dhe nuk duhet prishur. Nuk duhet prishur, sepse tregon se sa shumë është rritur. Disa ditë më parë nuk e bënte dot, ndërsa tani arrin ta realizojë edhe pse ende ashtu siç dëshiron. Fëmija di një gjë me siguri, që nuk është i zoti t’i bëjë gjërat siç i bën i rrituri. Kjo gjë e trishton dhe e bën të ndihet i pazoti. Kundër kësaj ndjesie, i rrituri, sidomos prodesionisti, duhet të ndërhyjë me takt dhe inkurajim që fëmija të mund të ndërtojë besimin te vetja. I rrituri mund ti tregojë eksperiencën e tij, pasi edhe ai ka kaluar nga kjo rrugë. Ky tregim e inkurajon fëmijën dhe e bën më të sigurt në rrugën e vështirë, por edhe shumë të dëshirruar të rritjes dhe të bërit i zoti i vetes. Të realizosh me anë të dorës atë që mendon apo fantazon, është ëndrra më e madhe e një fëmije dhe i rrituri pranë tij e ka për detyrë ta ndihmojë fëmijën të pëlqejë e pranojë punën e vet dhe jo ta etiketojë apo e t’i bërtasë, siç ndodh rëndom.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Urimi i mëngjesit/ Rama 'thumbon': Rilindja punon, opozita vetëm bërtet (FOTO)
Previous article Duka: Me një short të mirë, Shqipëria mund të kualifikohet në ‘Euro 2020’

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT