Publikimi i një kënge shqip, ‘Ti e din’ e risolli sërish në qendër të vëmendjes Dafina Zeqiri.
Prej disa muajsh, ajo është zhvendosur në Amerikë, për të vazhduar karrierën e saj muzikore, e cila deri më tani ka rezultuar shumë e sukseshme.
Dafina ka publikuar dy këngë në anglisht, të shoqëruar me klipe, por gjithashtu ka rrëmbyer vëmendjen e mediave prestigjoze si ‘Harper’s Baazar’, si edhe ‘The Feader’.
Ndoshta fakti që është zhvendosur në Amerikë, njësoj si Bleona, ka ndikuar që një prej fansave të saj ta ngatërrojnë me të, shpjegim tjetër nuk mund t’i japim.
Për hir të së vërtetës, Bleona dhe Dafina nuk ngjajnë aspak në pamje me njëra-tjetrën, aq më tepër në një foto të tillë.
Por duket se nuk mendon njësoj si ne, ai i cili i shkruan: u ktheve në Gjilan? Ëë more Bleona Qereti?
Dafina e ka cilësuar si ‘komenti epik i 2018’, ndonëse viti sapo ka nisur.
Mesa duket fansat nuk janë shumë të kënaqur me largimin e këngëtareve drejt SHBA, duke “braktisur” vendin e tyre, dhe këtë nuk ngurojnë ta shprehin edhe me komente, ndonëse me një ngatërresë të vogël./class



