Faiz Nurdin, u arrestua nga policia indoneziane për vrasjen e një gruaje 32-vjeçare e cila ishte edhe shtatëzanë.
Faiz, 28 vjeç gjatë pyetjes nga policia u shpreh se gati çdo ditë, gruaja e cila jetonte në shtëpinë ngjitur me të, e pyeste nësë kishte ndërmend të martohej, dhe se kur do të ndodhte kjo.
‘ Të gjithë njerëzit janë duke u martuar, vetëm ti ke ngelur pa martuar. Po pse nuk martohesh vallë?’
Mesa duket 28-vjeçari nuk e ka marrë edhe aq për mirë shqetësimin e komshies së tij, pasi një ditë, kur i kishte ardhë në majë të hundës, ai ka shkuar në shtëpinë e saj, dhe i ka marrë asaj jetën duke e mbytyr me duart e veta.
Dëshmitaret okularë, thanë se ditën e ngjarjes, Faiz ishte ulur në oborrin e shtëpisë së tij dhe po tymoste një cigare, kur 32-vjeçarja i kaloi afër dhe vendosi t’i fliste.
Ky ka qënë dhe momenti që Faiz ka hartuar planin e tij djallëzor, pasi po atë mbrëmje ai ka shkuar tek shtëpia e saj, e ka shtyrë atë mbi krevat, i ka vënë duart në qafë, dhe e ka vrarë.