• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“KUR DY SHTETE PËPLASEN…”/ Kadare-Sokurov. Një film për historitë e dashurisë
Home
Kulturë

“KUR DY SHTETE PËPLASEN…”/ Kadare-Sokurov. Një film për historitë e dashurisë

20 October, 2019 k.autor Kulturë

“Kur dy shtete përplasen, shumë fate njerëzish të gjendur midis përmbysen. Por kur përplasja ndodh midis dy shtetesh komuniste, gjithçka është dyfish dramatike. Kjo është historia e një grumbulli grash të huaja që ashtu si sorkadhet e trembura, u gjendën befas midis kacafytjes së dy shteteve të bllokut komunist. Ky film është nje requiem për këto gra…”

Me këtë reflektim, Ismail Kadare ngre siparin e skenarit të tij të parë për një film artistik, që shumë shpejt do të riadaptohet për ekranin e madh përmes objektivit të mjeshtrit të kinemasë ruse, Alexander Sokurov.

Kjo është historia e grave të bllokut të lindjes, të cilat përjetuan në Shqipëri vuajtjen e dashurisë së pamundur dhe ferrin komunist.

Adaptimi i skenarit të Kadaresë i është besuar estetit dhe skenaristit rus, Juri Arabov, i cili në vitin 2005 u vlerësua me çmimin për “Skenarin më të mirë” në Festivalin e Kanës, për filmin “Moloch”, një tjetër bashkëpunim me regjisorin Sokurov, ndërkohë që në vitin 2008 ishte pjesë e jurisë së Festivalit të filmit në Venecia.

Sokurov njihet për një gjuhë të thellë poetike dhe një trajtim personal të karaktereve, ç’ka premton për shikuesit një film “autor” të niveleve ndërkombëtare. Ai është fitues i një sërë çmimesh, përfshirë këtu edhe “Luanin e Artë” për filmin “Faust”.

Së shpejti aktorët do të nisin xhirimet, të cilat do të mbahen në qytetin e Gjirokastrës dhe në Tiranë, si një mënyrë për të përcjellë qartësisht universin letrar të Kadaresë dhe këndvështrimin e tij mbi historinë e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË NA FALENDERONI/ 10 çanta që ju bëjnë të dukeni sikur merrni erë nga moda
Previous article NEGOCIATAT/ Gjermania: Rruga për në BE mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT