Po të jesh i vëmendshëm në rrugicat e lagjeve të të gjithë Shqipërisë mund të gjesh pafund mrekullira dhe çudira. Duke filluar nga shiringat, e duke përfunduar tek aroma apo cigaret e hashashit që xixëllojnë të pashqetësuara edhe aq shumë.
Një nga to është edhe kjo foto e shkrepur ekskluzivisht nga AlpeNews.al e cila sjell një realitet nga rruga.
“Trimat” e lagjes e kanë konsideruar drogën si Mbret. Si Mbretin e jetë së tyre, si Mbretërinë e natës apo të të gjithës botës mbase.
Edhe pse nuk mungojnë lajmet nga kronika e zezë ku arrestohen qindra njerëz që janë përdorues apo shpërndarës droge, sërish duket se është një nga barnat më qetësuese për të rinjtë. Prindërit e kësaj zone, nga sot duhet të fillojnë ti mbajnë edhe më larg fëmijët e tyre nga helmi i vdekjes së bardhë. Sepse ata vetë ua kanë dhënë shenjën për ndihmë… në Mbretërinë e mureve të lagjes.
Përgatiti:AlpeNews.al