Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se shumë shpejt do të ketë një protestë, por theksoi se kjo është një çështje që do një konsultim më të gjera.
I pyetur nga gazetari i Panorama, Mariglen Kume nëse me Berishën kanë diskutuar për një datë protesta, Meta tha se kanë diskutuar dhe në ditët në vijim do të kenë edhe një komunikim për datën e protestës.
“Ne kemi biseduar edhe për një çështje të tillë sepse është kërkesë e qytetarëve, shumë shpejt do ketë një komunikim, është një çështje që do konsultim më të gjerë dhe kjo gjë do të jetë shumë shpejt besoj”, theksoi Meta.
Me heret, Panorama ka mësuar nga burime të sigurta se ditën e nesërme, të enjten e 27 tetorit finalizohet marrëveshja mes PD dhe Partisë së Lirisë për zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Panorama mëson gjithashtu se PD dhe PL kanë vendosur dhe datën e protestës kombëtare.