Ky është momenti tronditës kur një grua e veshur me vello është shfaqur papritur në dasmën e të dashurit të saj me një grua tjetër.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur u shfaq në ceremoninë martesore në Benoni, në Afrikën e Jugut e veshur me fustanin e nuses ndërsa i dashur i saj po martohej me një grua tjetër.
Video tregon dhëndrin që po debaton dashnoren ndërsa nusja e tij e ardhshme qëndronte në altar.
Dhëndri shihet duke u përpjekur që ta bindë të largohet dhe që të mos i prishë ditën e madhe.
Video e përplasjes së burrit që po martohej me dashnoren e tij është bërë virale në rrjetet sociale.