• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUR DALJA NGA SHTËPIA KTHEHET NË TMERR/ Ky është qyteti që po mbyt banorët
Home
Nderkombetare

KUR DALJA NGA SHTËPIA KTHEHET NË TMERR/ Ky është qyteti që po mbyt banorët

2 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ndotja e ajrit në Bangkok ka arritur në atë nivel, sa që qytetarëve ka filluar t’iu rrjedh gjak nga hunda dhe të kolliten pandërprerë.

Smogu i madh mbulon qytetin për javë të tëra, kurse banorët vazhdimisht mbajnë maska që të mbrohen nga sëmundjet e ndryshme që mund t’ju shkaktohen.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë imazhe dhe video të ndryshme, ku shihet se si qytetarëve u rrjedh gjak nga hunda, madje edhe kafshët shtëpiake janë duke vuajtur pasojat e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

 

Nëpër dyqane ka filluar të ndihet mungesa e maskave mbrojtëse, sa që qytetarët janë detyruar të improvizojnë duke i bërë me materiale të ndryshme të rrobave. Tajlandezit Nutavut Sirichainarum i ishte mbushur edhe grushti me gjak, e për këtë ai fajëson sasinë e madhe të pluhurit që qarkullon në vendin ku ai jeton.

“Dy ditë më parë, kam pasur dhimbje të mëdha në hundë dhe mezi arrija të merrja frymë. Jam kollitur tërë natën, e të nesërmen më është përkeqësuar gjendja dhe kam vërejtur se po më rrjedh gjak nga hunda. Kam qenë i shokuar pasi një gjë e tillë kurrë më parë nuk më kishte ndodhur”, ka shtuar ai.

Shumica e banorëve janë diagnostifikuar me infeksion të thellë në mushkëri, me vjellje dhe kollitje të vazhdueshme. Ndërkaq autoritetet kanë njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbyllin përkohësisht 437 shkolla për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.

Emetimi i gazrave, fabrikat, ndërtimi i pakontrolluar dhe djegia e kulturave bujqësore, janë disa nga shkaqet e ndotjes së ajrit në këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN KËRCËNIMET E SHBA-SË/ Maduro nxjerr në shitje 29 ton ar
Previous article SHPËRTHEN METEORI MBI KUBË/ Thyen dritaret e banorëve të qytetit të Vinales (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT