Gjyshërit tanë tani mund të jënë gri dhe të rrudhosur, por kur ishin të rinj janë përballur me shumë probleme dhe eksperienca të ndryshme ashtu sic bëjmë dhe ne tani.
Për të kujtuar rrugëtimin e tyre në këtë botë dhe për të shprehur dashuri ndaj kujtimeve të tyre, njerëz të ndryshëm kanë risjellë në kohën e tanishme foto të vjetra të gjyshërve të tyre. Por jo vetëm kaq, ata kanë bërë një realizim perfekt.
Revista Bored Panda ka mbledhur fotot të cilat janë realizuar më mirë nga nipërit. Ju do të habiteni se sa mirë i kanë realizuar këto foto dhe sesa ngjasmëri ka midis tyre.
Duke filluar që nga vizita e vendeve të njëjta deri te rrobat identike, këta njerëz u lidhën me paraardhësit e tyre në një mënyrë tjetër. Të shpresojmë se ata i kanë parë këto pamje “qe nga lart” dhe të jenë bërë krenarë për nipat e tyre.
Më poshtë gjeni albumin e fotove për të cilat ju folëm: