Fanatikët e hendbollit në Gjermani u përleshën si derrat në llucë gjatë Lojërave Vjetore Olimpike, “Fun Tideland”të cilat u zhvilluan në Detin e Ujërave, Brunsbuettel.
Rreth 100 atletë morën pjesë në të ashtuquajturën ‘Wattoluempiade’, ose Olimpiada e Llucës, e lumit Elbw.
Hendbolli, futbolli, garat me goma në distancë të largët si dhe çiklizëm në baltë janë disa nga “sportet” që zhvillohen gjatë kësaj Olimpiade që zhvillohet në mes të llucës.
Kjo olimpiadë mbahet çdo vit që prej 2004-ës dhe paratë e mbledhura shkojnë për luftimin e kancerit.
Në këtë vit, një turmë e madhe u mblodh për të parë ndeshjet e hendbollit të ashpër dhe konkurrues në mes të baltës ngjitëse.