• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUNJAT BRENDA PD/ Deputeti dakord me shkrimin për Bashën: Ka ikur me pushime, shpresojmë mos marrë dy vila të tjera
Home
Politikë

KUNJAT BRENDA PD/ Deputeti dakord me shkrimin për Bashën: Ka ikur me pushime, shpresojmë mos marrë dy vila të tjera

26 July, 2021 F.autor Politikë

Deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku i është bashkuar kritikave në adresë të Lulzim Bashës për bashkëpunim të fshehtë me mazhorancën, pasivitet në të bërit opozitë apo marrëveshje me të ashtëquajturit prej tij si oligarkë.

Teksa kryetarja e LRI-së Elbasan, njëkohësisht ish kandidate për deputete ka adresuar kritika ndaj Bashës, Çollaku i është bashkuar duke konfirmuar qëndrimin e saj.

“Opozita ka ikur me pushime të thella. Po të mos ishte për Berishën, qoftë për shkak të listës së zezë, qoftë për shkak të ndonjë statusi në Facebook, ka mundësi që emri i PD-së të ngatërrohej me ndonjë degë të PS-së.

Shpresojmë që deri nga shtatori, Kryetari i PD-së të mos ketë marrë ja dy vila të tjera “me qira” te “Papuli” në Dhërmi, se kështu dhimbja kthehet në forcë. Deri ateherë mbetemi me parimin e Andreotit se: “Pushteti konsumon atë që nuk e ka”, shkruhet në shkrimin e pëlqyer nga Çollaku.

Shënimi i plotë 

“Pushteti konsumon atë që nuk e ka atë”.

Politikani më afatgjatë i Italisë Xhulio Andreoti, 7 herë kryeministër dhe në qeveri që në 1945 me Alcide De Gasperin e deri kur ndërroi jetë para ca vitesh si senator i përjetshëm, ishte një njeri që jetoi gjithnjë në pushtet. Kur gazetarët e ngacmonin për ketë gjë, ai përgjigjej: “Pushteti konsumon atë që nuk e ka atë”.

Në këto ditë të nxehta kemi asistuar një spektakël të çuditshëm, por dhe gati qesharak, në kushtet e mungesës totale të opozitës. Opozitën e bën vetë maxhoranca qeverisëse apo dhe segmente të caktuara shtetërore. Fjala vjen, Zëvëndës Kryeministri Erion Braçe kriktikon Bashkinë dhe Policinë se i ka vajtur vinçi afër dritares së shtëpisë, se Policia nuk reagon dhe se Bashkia është përgjegjëse për këtë. Duket sheshit se Zëvëndës Kryeministri po i bën opozitë kryetarit të vet të Bashkisë. Socialistëve nuk i pëlqen fare ideja që shefi i ardhshëm do të jetë Veliaj.

Ndërkohë mediat pranë Kryebashkiakut të Tiranës, aludojnë qartë se ai që del tek përgjimet e SPAK për Bashkinë e Lushnjes është pikërisht Braçe. Në anën tjetër, Petro Koçi Kryetar i Partisë Socialiste Fier dhe një nga socialistët më të vjetër, ka rimarrë “shpatën” si në kohën e Katharsisit dhe godet drejtuesit vendorë të Bashkisë Fier për lidhje me krimin.

Ata të tjerët i përgjigjen po me të njëjtin ritëm. Po të shtojmë këtu faktin se i vetmi opozitar përballë qeverisë mbetet Presidenti i Republikës, të tjerat nuk duan as mend e as kalem thotë populli.

Opozita ka ikur me pushime të thella. Po të mos ishte për Berishën, qoftë për shkak të listës së zezë, qoftë për shkak të ndonjë statusi në Facebook, ka mundësi që emri i PD-së të ngatërrohej me ndonjë degë të PS-së.

Shpresojmë që deri nga shtatori, Kryetari i PD-së të mos ketë marrë ja dy vila të tjera “me qira” te “Papuli” në Dhërmi, se kështu dhimbja kthehet në forcë. Deri ateherë mbetemi me parimin e Andreotit se: “Pushteti konsumon atë që nuk e ka”.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA TRONDITËSE/ Vuçiç: Dy klane MAFIOZE në Serbi mund të më vrasin, por...
Previous article E RËNDË NË DEVOLL/ Babai rreh dhe e kërcënon djalin me sëpatë, arrestohet nga policia

F.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT