• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUNDËRSHTOI REGJIMIN 41 BISS/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit, i dënuar për masakrën e ’97-ës në Urën Vajgurore
Home
Aktualitet
Kronikë

KUNDËRSHTOI REGJIMIN 41 BISS/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit, i dënuar për masakrën e ’97-ës në Urën Vajgurore

17 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin e vendimit të ministrit të Drejtësisë, i cili e vendoste atë në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë. Sipas vendimit të trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani, kërkesa e Marashit u shpall e papranueshme për shkak të mosparaqitjes së tij në seancë.

Marashi ka të drejtë të ankimojë këtë vendim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e dënoi me 10 Mars me burgim të përjetshëm Fran Marashin, i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore 17 qershor 1997, ku u vranë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Marashin për të gjitha akuzat, duke i dhënë në total një dënim prej 108 vitesh burg si dhe 4 dënime të përjetshme. Masakra e rëndë u rigjykua nga GJKKO pas vendimit të Gjykatë së Lartë për ta rikthyer dosjen në shkallën e parë.

Vendimi i gjykatës:

1. Kërkuesi Fran Marashi me datë 06.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kundërshtim i urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, bazuar në Ligjin Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 470/1 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 37, datë 17.03.2025, vendosi:

1. Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 37 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 06.01.2025, me kërkues Fran Marashi, me objekt: Kundërshtim i urdhërit Nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Fran Marashi”, për shkak të mosparaqitjes së kërkuesit.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSI ME ARMË TRE PERSONA/ Vetëdorëzohet në Greqi Nardi Idrizi (FOTO)
Previous article TRAGJEDI NË BRIGJET E QIPROS/ Fundoset varka me 20 emigrantë, mbyten 7 persona

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT