• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE i kundërpërgjigjet Thaçit/ S’ka viza si shqiptarë, plotësoni kushtet të përfitoni 
Home
Breaking News

BE i kundërpërgjigjet Thaçit/ S’ka viza si shqiptarë, plotësoni kushtet të përfitoni 

12 October, 2017 Redaktor2 Breaking News

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Meta që Shqipëria t’ua japë shtetësinë kosovarëve meqë Kosovës nuk po i mundësohet për të lëvizur lirshëm, shkruan gazeta Zeri.

“Kam kërkuar nga presidenti Meta që kosovarëve, sidomos studentëve dhe biznesmenëve, t’u mundësohet që të kenë nënshtetësi të Shqipërisë në mënyrë që të lëvizin lirshëm”, ka thënë Thaçi.

Mirëpo presidenti Meta nuk ka qenë i mendimit me Thaçin. Përkundrazi, ai ka konsideruar se një opsion i tillë nuk ofron zgjidhje. Ndërkaq, duke komentuar deklaratat në fjalë kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk duhen mbetur të pashpresë për liberalizimin e vizave.

E pavarësisht deklaratave të presidentit Thaçi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje për “Zërin” ka thënë se Kosova duhet të punojë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

“Qeveria e re duhet ta gjejë një mënyrë për t’i përmbushur pritjet e qytetarëve të vet dhe liberalizimi i vizave është në krye të këtyre pritjeve. Prandaj, është esenciale që Kosova të tregojë rezultate në përmbushjen e kushteve të mbetura, duke ecur përpara me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke treguar përparim në regjistrin e të dhënave në rastet e luftimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Kjo e fundit duhet të jetë një proces i vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e BE-së

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas akuzave për afera seksuale, organizatorët e OSCAR mblidhen për t'i hequr çmimet producentit
Previous article Vjedhje në bashkëpunim/ 19 vjeçarit nuk "i buzëqesh fati"

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT