• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KUNDËR PETRIT YMERIT/ Botuesit: Nuk na përfaqëson
Home
Kulturë

KUNDËR PETRIT YMERIT/ Botuesit: Nuk na përfaqëson

26 April, 2020 Delo.autor Kulturë

Tregu i botimeve në Shqipëri vijon të jetë i paqartë në mënyrën e përfaqësimit. Në Ditën Botërore të Librit, kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri parashtroi një sërë kërkesash që sipas tij do të ndihmonin botuesit në këto ditë pandemie, drejtuar Ministrisë së Kulturës. Por edhe pse Ymeri flet në emër të botuesve shqiptarë, këta të fundit shprehen se nuk përfaqësohen përmes tij.

Prej vitesh ka një konflikt mes Shoqatës së Botuesve dhe vetë botuesve, konflikt që del në pah më shumë gjatë ditëve të Panairit të Librit. Nëse sheh me kujdes botuesit e aderuar pranë kësaj shoqate, sheh se në të mungojnë botuesit më të rëndësishëm në vend, ata që përfaqësojnë editorinë shqiptare.

Loreta Berhami, drejtuese e Shtëpisë Botuese “Pegi”, thotë për Gazetën “Si” se “Botimet ‘Pegi’ nuk janë pjesë e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, pasi kërkesa jonë për t’u anëtarësuar nuk është pranuar kurrë, ose më saktë nuk ka marrë kurrë një përgjigje zyrtare. Përgjigjja jozyrtare me gojë qe negative. Natyrshëm nuk ndjehemi të përfaqësuar”. Sipas saj, kjo shoqatë ka nevojë për një reformim të thellë.

Loreta Berhami, drejtuese e Shtëpisë Botuese “Pegi”

“Mendoj se kjo shoqatë ka nevojë për një reformë të thellë, me anë të së cilës të kthehet në një organizëm transparent, gjithëpërfshirës. Në të kundërt ngurtëzimi i saj në formën dhe përmbajtjen e deritanishme ka qenë dhe do vazhdojë të jetë aspak ndihmë, por biles pengesë për përparimin e sektorit të botimeve dhe mbrojtjen e interesave të librit”, përfundon Berhami. Irena Buzi nga botimet “Princi” thotë se asnjëherë nuk ka qenë e informuar për politikat e shoqatës.

Kritike është edhe botuesja Arlinda Dudaj.

Arlinda Dudaj, Botimet Dudaj

“Unë nuk jam pjesë e shoqatës. Bashkë me disa kolegë të tjerë u larguam në një moment kur e pamë që brenda kësaj shoqate nuk kishte demokraci dhe veprohej me mentalitetin e një njeriu të vetëm. Ndërkohë kjo shoqatë nuk vepron me idenë e një veprimtarie gjithëpërfshirëse, por është si një organizatë private me një kryetar të vetëzgjedhur prej më shumë se 10 vitesh. Ndërkohë edhe nëse dëshiron të bëhesh pjesë kjo duket se nuk është e mundur. Shoqata nuk na përfaqëson. Ajo u shërben vetëm 2-3 personave që e kanë në dorë dhe e përdorin për interesa të vogla të Panairit të Librit, ku vendet mbahen si tapi personale e kryetarit Ymeri. Botuesit që janë pjesë e shoqatës janë të zgjedhur nga Kryetari e mendime kundër nuk pranohen”, shprehet Arlinda Dudaj. Sipas saj, “në Shoqatë zgjedhje nuk bëhen kurrë. Petrit Ymeri flet në emër të një shoqate pa anëtarë”.

Një tjetër botues thotë për Gazetën “Si”, se është pjesë e shoqatës, por nuk sheh një përfaqësim nga ana e saj. “Ka një problem të madh edhe mes botuesve, pasi nuk mblidhen unison e të ngrenë një problematikë, por as vetë shoqata nuk është se na ka mbledhur ndonjëherë e si kemi vajtur”, shprehet ai, ndërsa shton se shpreson në një përfaqësim nga Qendra e Librit si një institucion i ri.

Ylli Molla nga shtëpia botuese “Botart” thotë se nuk është anëtar i Shoqatës, ndaj nuk pret as përfaqësim.

Pjesë e kësaj shoqate nuk është as Shtëpia Botuese Albas. Drejtuesja Rita Petro thotë se kanë shoqatën e tyre të librit shkollor, por vetëm janë mbledhur në çështje të mëdha të librit.

Nëse vëren me kujdes Shoqata e Botuesve përfaqësohet vetëm nga disa botues, pjesa më e madhe anonimë e në të nuk janë pjesa më e rëndësishme e editorisë shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kina thotë se të gjithë pacientët me COVID-19 në Vuhan janë liruar nga spitali
Previous article E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona ndryshon strategji për Lautaron! Blofi katalanas dhe pikëpyetja Haaland

Delo.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT