• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUNDËR LUFTËS SË RE…”/ NATO thirrje Rusisë: Zbato traktatin për armë bërthamore
Home
Nderkombetare

“KUNDËR LUFTËS SË RE…”/ NATO thirrje Rusisë: Zbato traktatin për armë bërthamore

1 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjthshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që të veprojë në përputhje me Traktatin për Armë Bërthamore, një dokument i rëndësishëm për kontrollin e armëve për dekada.

“NATO-ja nuk dëshiron luftë të re të ftohtë, ne nuk dëshirojmë një garë armësh dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë Traktatin për Armë Bërthamore”, ka thënë Stolteberg pasi takimeve me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov në Sofje, raporton rel.

Muajin e kaluar, Uashingtoni ka pezulluar zyrtarisht të gjitha obligimet e parapara në Traktatin për Armë Bërthamore, që daton nga viti 1987.

Ky pakt ndalon zhvillimin dhe pozicionimin e raketave balistike me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra. Shtetet e Bashkuara kanë marrë këtë hap pasi Uashingtoni dhe NATO-ja kanë akuzuar vazhdimisht Moskën për shkelje të këtij pakti, duke zhvilluar raketën 9M729, të njohur edhe si, SSC-8.

Rusia, e cila ka mohuar ndonjë shkelje, ka njoftuar se po ashtu do të braktisë këtë traktat. “Raketat e reja ruse kanë kapacitet bërthamor, ato mund të arrijnë në qytetet evropiane, janë të vështira për t’u vërejtur andaj është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë të veprojë në përputhje me paktin” ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se të njëjtën kohë, NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për një botë pa këtë Traktat dhe me më shumë raketa ruse. Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë në fjalimin e tij drejtuar kombit, muajin e kaluar, se nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa të reja në Evropë, atëherë Moska do të hakmerret duke pozicionuar armë të reja, të cilave do t’iu duhet shumë pak kohë për të arritur shënjestrat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET SHIFRA E FITIMIT/ Ariana Grande kthehet në skenën e Manchester
Previous article ICARDI DREJT LARGIMIT NGA INTERI/ Ja TRE emrat e mundshëm për SULMIN e "Zikaltërve"

k.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT