• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE/ Avokatët paralajmërojnë grevë edhe gjatë kësaj jave! Në Kurbin protesta
Home
Aktualitet
Kronikë

KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE/ Avokatët paralajmërojnë grevë edhe gjatë kësaj jave! Në Kurbin protesta

20 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një sërë dhomash avokatie në vend kanë paralajmëruar sërish vijimin e grevës edhe për këtë javë. Kështu, Dhomat e Avokatisë për Qarkun e Gjirokastrës, edhe këtë të hënë do të bojkotojnë në të dyja shkallët e gjyqësorit.

Sipas përfaqësuesit të kësaj dhome, Bernard Aliko, ky vendim u bashkohet vendimeve të dhomave të avokatisë së Shkodrës, Lezhës, Vlorës dhe Korçës, të cilat edhe ata kanë vendosur që avokatët të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore të paralajmëruara për javën që vjen, si masë që ndërmerret për të kundërshtuar riorganizimin e sistemit gjyqësor në vend. Brenda kësaj jave, do të vendoset nëse do të bojkotohen edhe masat e arrestit, të cilat deri më sot kanë qenë nën prezencën e avokateve mbrojtës të klientëve të tyre. Në Qarkun e Gjirokastrës, sipas riorganizimit të ri, do të ngelet vetëm një Gjykatë, ajo e Shkallës së Parë, ndërkohë që shkrihet Gjykata e Faktit në Përmet, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Apelit.

BOJKOT EDHE NË LEZHË

Edhe Dhoma e Avokatisë në Lezhë, në një takim të jashtëzakonshëm, ka vendosur që të vazhdojë bojkoti i seanca gjyqësore kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ndryshimet e reja të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, Qarkut të Lezhës i shkrihen dy gjykata të Shkallës së Parë, ajo e Krujës dhe Kurbinit. Kreu i kësaj dhome, Elton Laska, shprehu zhgënjimin edhe për deputetët e Qarkut dhe pushtetin vendor për heshtjen e tyre.

“Për mosreagim dhe injorim të këtij bojkoti, Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë ndihet e keqardhur me Grupin e Deputetëve të Qarkut Lezhë, ndihemi të zhgënjyer nga qeverisja vendore si Këshilli Bashkiak, Këshilli i Qarkut, Prefekti apo kryetarëve të bashkive, të cilëve nuk iu dëgjua një gjysmë fjale pro apo kundër shkrirjes së këtyre dy Gjykatave”, tha ai.

Në fund të mbledhjes, Dhoma e Avokatisë Lezhë shpalli bojkot deri më 24 qershor, ndërsa do të bojkotohen masa e sigurisë për dy ditë me radhë, përkatësisht më 21 dhe 22 qershor. Gjithashtu, ata kanë revokuar listat e gatishmërisë së avokatëve për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Kurbin dhe Krujë, deri në një vendimmarrje tjetër. Madje, ata kanë paralajmëruar edhe një protestë qytetare gjatë së martës në qytetin e Lezhës dhe të mërkurën në qytetin e Laçit. Ndërkohë, Dhoma e Avokatisë në Vlorë tha se do të bojkotojë seanca për datat 21 dhe 22 qershor. Dhoma Kombëtare e Avokatisë njoftoi të premten se nëse Këshilli i Ministrave nuk do të marrë parasysh propozimet e tyre për hartën e re gjyqësore, do të kishte përshkallëzim të situatës dhe bojkot pa afat të proceseve gjyqësore.

ÇFARË SYNON REFORMA

Disa gjykata në vend kanë një numër shumë të vogël prokurorësh dhe gjyqtarësh, bie fjala Gjykata e Tropojës, për shkak të numrit të vogël të dosjeve si pasojë e tkurrjes së numrit të popullsisë. Por kjo nuk është arsyeja kryesore që i diktoi Ministrisë së Drejtësisë të propozonte një hartë të re gjyqësore duke shkurtuar plot 18 gjykata. Përveç gjykatave të shkallës së parë në zona me numër të ulët popullsie, Ministria e Drejtësisë propozoi edhe shkurtimin e pesë gjykatave të apelit, që zakonisht janë në qendra më të mëdha urbane, duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.

Një qytetar i Sarandës apo i Tropojës duhet të udhëtojë me orë të tëra për të marrë pjesë në një seancë. Të njëjtin fat kanë edhe gjykatat administrative, duke shkrirë katër gjykata të tilla e duke lënë vetëm dy, një në Tiranë (që përfshin Veriun) dhe një tjetër në Lushnjë (që përfshin Jugun), ndërsa Apeli Administrativ parashikon vetëm një në Tiranë. Ministri Ulsi Manja ka propozuar që qytetarët ta marrin me postë vendimin e Apelit Administrativ, duke mos u lejuar të marrin pjesë direkt në sallën e gjyqit. Për shkak të boshllëqeve të mëdha që ka krijuar procesi i vetingut në sistemit gjyqësor, duke sjellë mungesë të theksuar gjyqtarësh dhe prokurorësh, Ministria e Drejtësisë propozoi si zgjidhje reduktimin drastik të gjykatave. Harta e re iu dërgua Ministrisë së Drejtësisë më 10 qershor nga KLGJ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE JEMI DUKE U PËRGATITUR"/ Zelensky paralajmëron: Rusia do të përshkallëzojë sulmet e saj këtë javë
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Përgatituni për një javë me diell dhe të nxehtin afrikan

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT