• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUNDËR FILOSERBËVE/ Partia e Abazoviç: Nuk abrogojmë ligjin që ndalon Kishën Serbe…
Home
Rajon

KUNDËR FILOSERBËVE/ Partia e Abazoviç: Nuk abrogojmë ligjin që ndalon Kishën Serbe…

2 October, 2020 s.autor Rajon

Pak ditë përpara se të miratohet qeveria e re në Mal të Zi, nga mazhoranca ku shumicën e kanë forcat filoserbe, partia URA e Dritan Abazoviçit, ka marrë një tjetër vendim që ndal revanshizmin nacionalist serb.

Jo me gojën e Dritan Abazoviçit, por të nënkryetarit të partisë URA, Filip Adziç, kjo forcë politike, pjesë e mazhorancës së re ka bërë të ditur se nuk do të votojë pro abrogimit të ligjit të shumëdiskutueshëm për institucionet fetare, që i heq Kishës Ortodokse Serbe, të drejtën e përfaqësimit si një organizëm nacional në vend.

Siç bën të ditur portali rus Sputnik, nënkryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Filip Adziç, njoftoi se partia që ai përfaqëson nuk do të votojë për tërheqjen e Ligjit për Lirinë e Fesë.

“Ne nuk do të votojmë për tërheqjen e Ligjit për Lirinë e Fesë. Ne thamë që Ligji për Lirinë e Fesë është i nevojshëm me Malin e Zi, por ne kemi nevojë për një ligj modern dhe një ligj që nuk është diskriminues”, tha Adziç mbrëmë në emisionin Klubi A në TV A1.

Sipas tij, për sa i përket lëvizjes civile URA, nenet e diskutueshme mund të hiqen ose rishikohen.

“Por ligji është i nevojshëm dhe asnjë organizatë fetare, as një individ, person fizik ose juridik nuk mund të jetë mbi ligjin ose Kushtetutës, madje as Kisha Ortodokse Serbe ose Metropolia e Malit të Zi. Ne jemi absolutisht kundër diskriminimit ndaj çdo komuniteti fetar”, tha Adziç.

Abrogimi i Ligjit për Lirinë e Fesë është njoftuar disa herë nga mbajtësi i listës Për Ardhmërinë e Malit të Zi dhe kandidati për kryeministër i caktuar Zdravko Krivokapiç.

Këtë e bëri të ditur edhe kreu i Kishës Serbe, Amfilohije, dy ditë më parë në një “meshë politike”, ku shpalli “rikthimin në Kosovë”.

Partia URA, ka detyruar dy koalicionet e tjera të mazhorancës së re që të firmosin një deklaratë paraprake, ku shprehin qëndrimet e tyre për mos largimin e Malit të Zi nga NATO, mostërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës, si dhe njohjen e simboleve shtetërore të Malit të Zi.(Shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANORËT I QAHEN KREUT TË PD/ Aman o zoti Basha kur do bëheni kryeministër, se nuk durohet më. Vetëm ti mendon për ne (FOTOT)
Previous article PO TRANSPORTONTE BIMË NARKOTIKE ME FUGON/ Arrestohet nga “Shqiponjat” efektivi i policisë në Gjirokastër dhe një 16-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT