• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUNDËR BERISHËS? Basha: Opozita nuk është për të bërtitur, shqiptarët e duan siç e drejtoj unë
Home
Politikë

KUNDËR BERISHËS? Basha: Opozita nuk është për të bërtitur, shqiptarët e duan siç e drejtoj unë

27 April, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u kritikua në sy se nuk po bën më opozitë politike nga analisti Artan Fuga.

Basha e cilësoi të drejtë analizën e Fugës, i cili kërkonte të bëhej politikë gjatë kësaj kohe, me pretendimin se vetëm kështu zgjidhen krizat.

Teksa po komentonte këto deklarata, lideri i PD-së tha se opozita nuk do të bërtasë më, por vetëm do të denoncojë, protestojë dhe të ngrejë zërin ndaj padrejtësive.

Mirëpo një deklaratë e tij duket sikur është një thumbim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi Basha tha se qytetarët duan opozitën që drejton ai.

“Analiza është e drejtë. Pandemia ka 6 javë që zgjat. Opozita ka marrë vendimin e duhur jo për të mos bërë politikë, por për të ruajtur shëndetin e shqiptarëve.

Nuk ka gjë më politike një kohë të tillë, që unë e kam quajtur regjim i Facebook-ut, se opozita të propozojë përpara një qeverie të çoroditur disa mënyra si të ndihmohen shqiptarët.

Propozimet tona e vunë në presion qeverinë. Opozita nuk është për të bërtitur. Ka ardhur koha e një opozite që jep alternativa, që ngre zëri ndaj padrejtësisë, ka opozitë që denoncon, që proteston.

Këtë opozitë duan shqiptarët, këtë opozitë drejtoj unë. Dhe ka bërë protestat më të mëdha në 30 vite”, deklaroi kryedemokrati në studion e Syri Tv.

Ndërkohë, kujtojmë se Basha doli kundër Sali Berishës edhe për protestat, pasi deklaroi se nuk është koha për të bërë protesta, ndonëse nga ana tjetër ish-kryeministri kërkoi që qytetarët të dalin në shesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI JETËN NGA COVID-19/ Kush është arkitekti i njohur durrsak (EMRI-FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Ndihen lëkundje TËRMETI në Tiranë. Ja magnituda

F.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT