Një denoncim ka ardhur mbrëmjen e djeshme në Komisariatin nr.3 të kryeqytetit teksa një shtetase, banuese në Tiranë ka denoncuar një shtetas i cili në lidhje familjare me të është kunati (vëllai i bashkëshortit) e ka dhunuar 30-vjeçaren duke e kërcënuar.
Blutë e qytetit morën masa ndaj shtetasit në fjalë.
NJOFTIMI I POLCISË
Më datë 27.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.J, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kunati i saj, shtetasi E.V, 35 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


