• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVONIN KANABIS/ Arrestohet 27-vjeçari në kërkim 3 të tjerë, procedohet kryeplaku në Dibër (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVONIN KANABIS/ Arrestohet 27-vjeçari në kërkim 3 të tjerë, procedohet kryeplaku në Dibër (DETAJET)

20 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Dibrës ditën e sotme ka goditur dy raste të kultivimit të kanabisit dhe si rrjedhojë ka arrestuar një person, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht edhe një kryeplak, për mos kallzim krimi.

Në kuadër të këtyre kontrolleve është bërë i mundur arrestimi i H. B.,27 vjeç, banues në Krujë dhe është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Rreth Kale.

Njoftimi i policisë:

Vijon masivisht kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit masiv janë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet të pranga një shtetas dhe  shpallen në kërkim tre të tjerë.

Procedohet penalisht kryeplaku i një fshati.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike , po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për këtë qëllim.

Në kuadër të kontrolleve bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative,  në Njësinë Administrative Derjan, në një terren të pyllzuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë evidentuar  dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi H. B.,27 vjeç, banues në Krujë,  si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. P.

Po në vijim të kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në Njësinë Administrative Muhurr, në pronën e shtetasve T. S., dhe A. S., kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimve të para hetimore u shpallën në kërkim policor  shtetasit T. S., 34 vjeç, dhe A. S., 28 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Rreth Kale, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi SH. L, kryeplak i fshatit për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Kontrollet masive të territorit do vijojnë dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital,  çdo rast të tentativës për kultivim apo trafikim të lëndëve narkotike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VAJË U GJET DJE E PAJETË NË VELIPOJË/ Arrestohet një 24- vjeçar, kishin dalë së bashku me skaf në det (EMRI)
Previous article EFEKTE TË TJERA TË COVID-19/ Virusi mund të jetë shkaku i rritjes së diabetit të tipit 1 tek fëmijët

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë Aktualitet

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT