• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVONIN KANABIS/ Arrestohen tre persona në Bulqizë, sekuestrohen 2 armë gjahu
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVONIN KANABIS/ Arrestohen tre persona në Bulqizë, sekuestrohen 2 armë gjahu

25 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, operacioni policor antikanabis i koduar “Gracka”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 2 armë gjahu që u gjetën në banesën e njërit prej shtetasve të arrestuar, të cilat i përdorte dhe për ruajtjen e miniserës ku kishin kultivuar lëndën narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Golevisht, kanë konstatuar një miniserë brenda së cilës dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.

Më pas, shërbimet e Policisë e kanë mbajtur në kontroll këtë zonë dhe kanë referuar materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Në vijim të hetimeve me metoda proaktive janë siguruar prova ligjore për tre shtetas të cilët kishin kultivuar bimë narkotike në një miniserë dhe më pas do t’i transportonin në pyll, me kafshë pune, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë.

Pas sigurimit të provave, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ka lëshuar urdhrat e ndalimit për 3 shtetas, të cilat janë ekzekutuar menjëherë nga shërbimet e Policisë. Konkretisht janë ndaluar shtetasit:

A. C., 52 vjeç, banues në Peshkopi;
A. C., 30 vjeç dhe E. L., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.

Nga hetimi proaktiv rezultoi se këta shtetas kishin kultivuar në një miniserë, dhjetëra bimë narkotike, të cilat më pas kanë tentuar t’i transportojnë me kafshë pune, në pyll, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. C., ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu që ai i mbante pa leje.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKËSE! Greqia në "luftë" me flakët, qentë pinë ujë nga duart e një zjarrfikësi
Previous article POLICIA RRUGORE KONTROLLE NË AKSET KRYESORE NË ELBASAN/ Në pranga një drejtues mjeti dhe nën hetim 3 të tjerë! Gjobiten 1757 shoferë

s.autor

Postime të ngjashme

VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit Aktualitet

VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT