• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVONIN DHE SHISNIN LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohen dy të rinj në Lezhë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVONIN DHE SHISNIN LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohen dy të rinj në Lezhë (EMRI)

11 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Paulin Gjergji, 30 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë dhe Edison Daja, 22 vjeç, banues në Shëngjin janë arrestuar për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. 30-vjeçari është kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis në zonën e Mirditës, më konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Nërshenës”.

Ndërsa për 22-vjeçarin Edison Daja, policia kishte marrë informacion në rrugë operative, se ai, shiste kanabis me doza të vogla në zonën e Shëngjinin. Gjatë kontrollit që iu bë nga policia, të riut iu gjetën 17 doza me kanabis, të cilat ishin gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Gjithashtu, goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Mirditë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në Rubik, Mirditë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 30 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Nërshenës”, në Rubik, Mirditë.

– Shërbimet e Policisë Lezhë kishin siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë. Pas lokalizimit dhe ndalimit, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 17 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Boris Johnson jep lajmin: Do të ofrojmë 100 mln vaksina për vendet e varfra...
Previous article OPERACIONI NË BREGDET/ IKMT: 10 objekte të shembur në Velipojë dhe 18 në Ksamil

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT