• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVONIN DHE SHISNIN LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohen babë e bir në Fier, në kërkim djali tjetër
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVONIN DHE SHISNIN LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohen babë e bir në Fier, në kërkim djali tjetër

30 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë, për akuzat “Kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Arshi Hoxhaj dhe Eltjon Hoxhaj, babë e bir, ndërsa në kërkim është shpallur djali tjetër, Damirel Hoxhaj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, pas një hetimi dymujor, operacioni policor i koduar “Kreshpan”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokurorinë Fier.
Vihen në pranga babë e bir, shpallet në kërkim djali tjetër, për veprimtari të ndryshme kriminale.

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete.

Në kuadër të procedimit penal 2022, referuar nga Komisariati i Policisë Fier, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Kreshpan”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. H., 47 vjeç dhe E. H., 24 vjeç banues në Kreshpan, Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 23 vjeç (babai dhe dy djemtë). Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Kreshpan”, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS UDHËTARËSH/ Radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Kakavijë
Previous article REVOLUCION NË MESFUSHË/ Juventusi kërkon të rikthejë në Torino lojtarin e Barcelonës

s.autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT